Harduer

Obama prezanton planin për krijimin e hartës së trurit njerëzor

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Obama prezanton planin për krijimin e hartës së trurit njerëzor

Presidenti amerikan Barack Obama prezantoi planin për zhvillimin e mjeteve që do të ndihmojnë në krijimin e hartave më të mira të trurit, duke i ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë se si punon dhe si mund të ndihmojnë në raste dëmtimi.

Kërkimet shkencore ndaj trurit nëpërmjet iniciativave inovative të avancuara me neuro teknologji apo (BRAIN), do të filloj më një financim nga qeveria amerikane prej 100 milionë në 2014.

Shtëpia e Bardhë shpreson që BRAIN do të rezultojë në zhvillimin e teknologjive të kapjeve të neuroneve që do ti ofrojë shkencëtarëve një pamje se si seksionet e ndryshme të trurit njerëzor ndërveprojnë me një shpejtësi të kohës reale dhe mundësisht të ofrojnë zgjidhje për trajtime të sëmundjeve të ndryshme të trurit.

“Këto teknologji do të hapin dyer të reja për të kuptuar se si truri regjistron, proceson, përdor, ruan dhe gjen informacione dhe gjithashtu të hidhet dritë mbi lidhjet komplekse midis funksioneve të trurit dhe sjelljes”, shkruan Shtëpia e Bardhë.

Tre agjenci federale do të përfshihen në iniciativën BRAIN: Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes dhe Fondacionin Kombëtar Shkencor.

Departamenti i Mbrojtjes është më i interesuar mbi zbulimin e teknologjive që do ti ndihmojnë doktorët të trajtojnë strese, dëmtime të trurit apo humbje të memories, sëmundje që lidhen me ushtarët kryesisht. (PCWorld Albanian)

Harta e trurit

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>