Analiza

Obama pritet të takojë përsëri liderët e teknologjisë për mbikëqyrjen elektronike

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Obama pritet të takojë përsëri liderët e teknologjisë për mbikëqyrjen elektronike

Obama_Marissa_Mayer_White_House_02Presidenti amerikan Obama planifikon të takohet me një grup të përzgjedhur të CEO-ve gjatë ditës së premte për të diskutuar “çështjet e privatësisë, teknologjisë dhe inteligjencës,” ka deklaruar një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për Politico. Një listë e plotë e shefave ekzekutivë nuk është vënë në dispozicion nga Shtëpia e Bardhë, por burimet e industrisë kanë treguar për Politico që pjesëtarë të kompanive Google, Facebook dhe Yahoo janë ftuar në takim.

Ky takim është i dyti të cilin Obama e mban me ekzekutivët nga Lugina e Silicit në muajt e fundit në lidhje me programet e debatueshme të mbikëqyrjes elektronike të SHBA-së. Gjatë një takimi në muajin dhjetor 2013 me presidentin për mënyrat e përmirësimit të uebfaqes Healthcare.org, një mbledhje kjo që përfshinte CEO-n e Apple, Tim Cook, CEO-n e Yahoo-së, MarissaMayer dhe CEO-n e Twitter-it, DickCostolo, iu kërkua presidentit amerikan që të lëvizë me shpejtësi në reformim të programeve mbikëqyrëse të qeverisë.

Njëri nga shefat ekzekutivë që pritet të marrë pjesë në takim gjatë të premtes është MarkZuckerberg, i cili një javë më parë tha që e kishte telefonuar presidentin Obama për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me praktikat e mbikëqyrjes së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë. Thirrja telefonike e Zuckerberg-ut erdhi pasi dokumentet e lëshuara nga EdwardSnowden zbuluan që NSA-ja përdor një sistem të automatizuar të quajtur Turbine për të sulmuar miliona kompjuterë.

Si kritik i shpeshtë i NSA-së, Zuckerberg shkroi në një përditësim në faqen e tij në Facebok që kompania që ai e kishte themeluar ishte duke punuar në identifikim të dobësive në shërbimet e të tjerëve për “ta mbajtur internetin të fuqishëm”, por tha që qeveria amerikane duhet të jetë “shumë më transparente rreth asaj që ata janë duke e bërë”. Edhe CEO i Google, Larry Page ka dërguar kritika gjatë të mërkurës gjatë konferencës TED në Vankuver, duke thënë që ishte “shumë i zhgënjyer që qeveria në fshehtësi i ka bërë të gjitha këto dhe nuk ka treguar.” (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>