Lajmet

Obama ul dënimin për ushtaraken Chelsea Manning e cila publikoi informacion për Wikileaks

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
 Presidenti Barack Obama ka ulur dënimin me burg për Chelsea Manning, e cila zbuloi të dhëna të klasifikuara tek Wikileaks, të cilat kishin lidhje me luftën në Irak. Obama ul dënimin për ushtaraken Chelsea Manning e cila publikoi informacion për Wikileaks

Manning po vuante dënimin prej 35 vitesh me burgim, por të martën Obama e reduktoi këtë dënim. Ajo do të lirohet me 17 Maj.

Manning u dënua sepse rrodhi informacion ushtarak dhe diplomatik të SHBA-së tek WikiLeaks në 2010. Ky informacion përfshinte video sulmesh ajrore në Irak dhe Afganistan, së bashku me dokumente të klasifikuar të dërguara tek Departamenti i Shtetit të SHBA-së. Ajo u arrestua dhe filloi të vuante dënimin e saj në të njëjtin vit.

Të dhënat e mundësuara nga Manning ndihmuan WikiLeaks që të shikohej si një burim për informacione sekrete qeveritare por tërhoqi dënime të rënda nga zyrtarët e SHBA-së.

Obama e uli dënimin sepse ai beson se ajo e kishte pranuar përgjegjësinë dhe kishte shprehur pendim për krimet e saj, sipas zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë.  Ajo gjithashtu tashmë ka 6 vite që është pas hekurave, kohë e ngjashme me atë që kanë shërbyer shkelës të ngjashëm, thanë ato.

Lajmi vjen  disa dit pas postimit në Twetter të WikiLeaks,  që thonte se themeluesi i tyre, Julian Assange, ishte dakord që të ekstradohej në SHBA nëse Obama i jepte Manning mëshirë. Assange jeton në azil në ambasadën Ekuadoriane në Londër. Ai jeton atje që nga përpjekja për ta ekstraduar atë në Suedi për pretendimet e krimeve seksuale.

Shtëpia e Bardhë tha se kjo nuk kishte asnjë lidhje me këtë postim. Nuk dihet nëse themeluesi i WikiLeaks do të mbajë fjalën e tij. Të martën, Assange thjesht falënderoi mbështetësit e Manning. Edward Snowden gjithashtu e mirëpriti lajmin në Twitter. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>