Harduer

Oculus lançuar prototipin më të fundit të realitetit virtual “Crescent bay”

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Oculus lançuar prototipin më të fundit të realitetit virtual “Crescent bay”

screen shot 2014-09-20 at 1.47.08 pmKompania Oculus, e cila është në pronësi të Facebook, prezantoi të shtunën një pajisje të re të realitetit virtual të quajtur “Crescent Bay’. “Asgjë nga këto nuk është perfekte, por kjo pajisje është padyshim një hap më përpara.

Ajo është shumë më e përparuar se DK2, pajisja aktuale e realitetit virtual ”, u shpreh Brendan Iribe, CEO i Oculus, gjatë lajmërimit. Crescent Bay ka avancime të audios dhe ofron një pamje 360 gradë duke i dhuruar përdoruesit një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Ajo sjell gjithashtu audio të integruar por kjo është opsionale duke qenë se disa përdorues nuk duan të përdorin pajisje të veçanta dëgjimi, por të përdorin shqisat e tyre. Pjesa më e madhe e softuerit të Crescent Bay u demonstrua përmes Unreal Engine 4, mjeti më i fundit nga Epic Team.

Oculus po punon gjithashtu me Unity, i cili ka një nga komunitetet më të mëdha të zhvilluesve të Oculus dhe ata njoftuan një rinovim kontrate të dedikuar kryesisht mbështetjes dhe integrimit për të dy versionet e Unity.

Oculus gjithashtu prezantoi në këtë event, platformën e saj më të re e cila do të bëhet pjesë e Oculus VR dhe kompjuterëve vitin që vjen. Kjo platformë për shpërndarjen e eksperiencës VR, është e mbështetur nga kompania Samsung e cila do të përdorë pajisjen e saj GEAR VR për të ndihmuar zhvilluesit të ndërtojnë eksperienca të reja për platformën Oculus. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>