Harduer

Oferta të reja në dyqanet e SBC Computers

May 5 2011
0 Shpërndarje
Oferta të reja në dyqanet e SBC Computers

Me zyre në Prishtinë, Pejë e Prizren, SBC Computers sjellë para konsumatorëve kosovar ofertat më të fundit nga teknologjia informative e gjithashtu paralele me to sjellë edhe çmime mjaft atraktive. Përveç kësaj SBC Computers, kohë pas kohe organizon edhe fushata me çmime speciale për produkte të caktuara për një periudhë afatshkurtër, e ajo që ka rënë në sy këtë javë është një laptop nga ASUS, që me një çmim prej 549 euro sjell me vete disa performanca mjaft interesante.

Në bazë të ofertës së prezantuar nga SBC Computers, laptopi i Asus që ka një dizajn të veçantë me ngjyrë të kafenjtë, vjen me një procesor Intel P6100 Dual-Core 2.0 Ghz, me 2GB RAM dhe me kartelë grafike ATi Radeon HD6370 me 512 MB DDR3, që sjellin performancë mjaft të mirë në mbështetje të përmbajtjes së shfaqur në ekranin 15.6 inç HD me rezolucion 1366 x 768 piksela.

Në aspektin e magazinimin Asus K52F-SX307 ofron një HDD me kapacitet prej 320GB 5400 rpm SATA, ndërsa lista e specifikave vazhdon edhe më tej me lexues të integruar të kartelave SD/MMC/MS/MS Pro, Bluetooth, HDMI, ueb kamerë, touch-pad me përkrahje për multi-touch, tastierë chiclet, njohje të fytyrës për kyçje më të sigurt, etj.
Ofertat tjera

Natyrisht këto oferta si laptopi i Asus që do të ketë një afat të limituar të shitjes prej 549 euro, nuk ndalen me kaq sepse SBC Computers sjellë para konsumatorëve vazhdimisht oferta të reja, të cilat sigurisht në të ardhmen do t’i vëzhgojmë dhe do t’ua përcjellim kur të hetojmë që ka diçka atraktive për ju. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>