Harduer

Ofertat për prototipin e iPhone 6 shkojnë deri në 62300 $

Oct 6 2014
0 Shpërndarje
Ofertat për prototipin e iPhone 6 shkojnë deri në 62300 $

gsmarena_001 (1)Telefonat e rinj të Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë nxjerrë në shitje, tashmë prej disa javësh. Në një gabim të bërë nga Verizon, një person i cili kishte porositur një iPhone 6 mori një prototip të telefonit, i cili përdoret nga Apple për të kryer testimet deri në nxjerrjen e produktit përfundimtar të finalizuar.

Kompania Apple i ruan me shumë kujdes këto prototipa dhe të zotërosh një është diçka shumë e rrallë.

Personi, i cili tashmë zotëron prototipin e iPhone 6 ka vendosur që ta hedhë atë në shitje tek faqja eBay në një çmim fillestar 999 dollarë. Për prototipin janë bërë oferta të shumta nga njerëz të ndryshëm, të cilat kanë kapur shifrën prej 62,300 dollarësh. Prototipi është versioni i bardhë prej 64 GB i telefonit.

Nuk ka të instaluar asnjë sistem operativ iOS, por një sistem të vërtetë për zhvillim që përdoret vetëm nga programuesit. Apple i ruan me shumë kujdes këto pajisje, akoma nuk dihet se si ky model, së bashku me kutinë e saj origjinale ka përfunduar gabimisht në duart e këtij përdoruesi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>