Biznes

Ofertë speciale nga Vala

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Ofertë speciale nga Vala

Operatori mobil Vala, përmes një njoftimi të postuar në Ueb faqen e vet zyrtare ka njoftuar se ka ulur çmimet e SIM kartelave me parapagim nga 5 në 3 euro. Në këtë çmim gjithashtu përfshihet edhe një kredi prej 2 eurosh.

Sipas operatorit Vala, kjo ulje e çmimit të SIM kartelave vjen si pasojë e kërkesave të mëdha të konsumatorëve.

“Kjo ofertë është krijuar edhe duke pasur parasysh bashkatdhetarët tanë të shumtë të cilët gjatë sezonit veror vizitojnë Kosovën.

Prandaj VALA u mundëson atyre dhe gjithë konsumatorëve tjerë potencial që të pajisen me numër të ri dhe të komunikojnë me të afërmit e tyre, më lirë sesa me cilindo operator tjetër në vend,” thuhet në njoftimin e Valës.

Siç duket Vala kësaj radhe është treguar më zemërgjërë ndaj klientëve të vet për shkak se nuk do t’i deaktivizoj SIM kartelat pas dy muajsh siç bënë zakonisht, por premton se të gjithë klientët e ri që përmes kësaj oferte bëhen konsumatorë të saj, do të përfitojnë edhe 6 muaj llogari aktive pa asnjë shpenzim shtesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>