Biznes

Ofertë verore nga Kujtesa

Jul 2 2012
0 Shpërndarje
Ofertë verore nga Kujtesa

 

Siç edhe keni mundur ta vëreni nga posterët dhe billbordët e vendosur gjithandej nëpër rrugët nacionale dhe urbane nëpër qytete të ndryshme të vendit, ofruesi i shërbimeve telekomunikuese dhe televizionit digjital kabllor Kujtesa ka lansuar ofertën verore për internet dhe televizion kabllor.

Me ofertën e re verore çmimi i televizionit kabllor për 55 kanale vjen me vetëm 5 euro, dhe nëse i shtoni edhe 5 euro tjera do të merrni internet me shpejtësi prej 1Mbps.

Në këtë pako të televizionit kabllor përfshihen televizonet nacionale të Kosovës si RTK, KTV, RTV21, Klan Kosova, kanalet e Kujtesës, si dhe kanalet tjera lokale të vendit.

Kujtesa gjithashtu premton se me çmimin prej 8 eurosh që më herët kemi paguar internetin me shpejtësi prej 256Kbps, ai automatikisht do të kaloj në shpejtësi prej 2Mbps.

Listën e TV Kanaleve që përfshihen në këtë ofertë nga Kujtesa mund ta shihni më poshtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>