Lajmet

Nuk ka Office 14 deri në vitin 2010

Mar 4 2009
0 Shpërndarje
Nuk ka Office 14 deri në vitin 2010

altGjatë azhurnimeve strategjike javore me analistët e Wall Street, Steve Ballmer u bë shumë i qartë në deklaratën e tij se Office 14 nuk do të lançohet deri në vitin 2009.

Normalisht jashtë komunitetit të biznesit, shumë pak do ta vërenin këtë gjë, por me profilin e lartë të versionit beta të sistemit operativ Windows 7 që po ndez një pasion edhe tek simpatizuesit e Microsoft edhe tek konvertuesit Mac/Linux, një vonesë në anën e Office do të duhej t’i shtynte të gjithë të shqetësohen.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë: Paraqitjet e Office zakonisht përcjellin për së afërmi lançimet e sistemeve operative. Dihet se Windows XP & Office XP u paraqitën së bashku më 2002 e edhe Windows Vista & Office 12 u paraqitën bashkërisht në janar të vitit 2007. Edhe pse disa versione të Office janë lëshuar në mes të sistemeve operative, ne thjeshtë bazohemi në histori dhe duket se nuk do ta shohim Windows 7 deri më 2010.

Microsoft gjatë muajit janar, lëshoi një version alfa të suitës së re Office, dhe thashethemet vërtetë theksonin se Office 14 do të paraqitej në vitin 2009, thashetheme të cilat Steve Ballmer i hodhi poshtë. Duke ditur se një beta e hapur nuk është në planifikim ende deri në verë, duket se versioni RC (Release Candidate) do të shtyhet deri në çerekun e katërt të këtij viti dhe pastaj do të ketë një paraqitje të hershme në vitin 2010.

Tani kur e dimë se zhvillimi i Windows 7 është goxha përpara atij të Office, a do të duhej që Microsoft të vonojë datën e paraqitjes në mënyrë që të ketë një lëshim konkurrent? Apo ndoshta do ta thyejë traditën në mënyrë që të tërheq të mirat që janë ndërtuar që prej lëshimit të versionit betaWindows 7! Si mendoni ju? Postoni komentin tuaj!
 

 

Lajmet e fundit>