Lajmet

Office 2013 pa përkrahje për Windows XP dhe Vista

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Office 2013 pa përkrahje për Windows XP dhe Vista

Microsoft kohëve të fundit po anashkalon sistemet e veta operative Windows XP dhe Windows Vista, pasiqë versioni i ri i pakos së MS Office 2013 do të përkrahë vetëm sistemet Windows 7 dhe Windows 8.

Në anën tjetër, versioni paraprak i Microsoft Office 2010 ofronte përkrahje për Windows XP dhe Windows Vista.

Por Office 2013 do të largoj përkrahjen për sistemet e vjetra operative në favor të një ndërfaqeje të re të përdoruesit që është e ndjeshme në prekje, në funksionet cloud dhe funksionet sociale që janë në dispozicion përmes abonimit në Office 365.

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Ballmer me rastin e prezantimit të pakos së re, tha se Office 2013 “është aplikacioni kryesor i Microsoft” dhe “aplikacioni më i rëndësishëm” të cilin e shet ndërmarrja.

Ballmer shtoi se Microsoft Office 365 “është së pari një shërbim” dhe së dyti një aplikacion.

Office i ri pritet të lansohet në vitin 2013, ndonëse versioni testues për konsumatorë është në dispozicion që tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>