Lajmet

Office 2019 do të funksionojë vetëm me Windows 10

Feb 1 2018
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje pritet ti shtyjë më shumë bizneset të kalojnë në Windows 10. Office 2019 do të mbështetet përgjatë një çikli 5 vjeçar me funksione të reja dhe 2 vjeçar me përditësim sigurie. Office 2019 do të funksionojë vetëm me Windows 10

Microsoft dha një lajm për Office 2019-ën ditën e sotme duke zbuluar se aplikacionet e suitës së produktivitetit do të funksionojnë vetëm në Windows 10.

Në një artikull suporti për Windows dhe Office, Microsoft zbuloi se në mënyrë që të mund të përdorni Office 2019 duhet të instaloni Windows 10-ën.

Kjo lëvizje pritet ti shtyjë më shumë bizneset të kalojnë në Windows 10. Office 2019 do të mbështetet përgjatë një çikli 5 vjeçar me funksione të reja dhe 2 vjeçar me përditësim sigurie.

Suita Office 2019 e cila mbërrin në gjysmën e dytë të 2018-ës do të përmbajë aplikacionet e zakonshme Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook krahas Exchange, SharePoint dhe Skype for Business.

Kopjet e para eksperimentale do të ofrohen në verë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>