Lajmet

Office 365 do të ketë ngarkesë të enkriptuar, menaxhim nga iOS dhe Android

May 13 2014
0 Shpërndarje
Office 365 do të ketë ngarkesë të enkriptuar, menaxhim nga iOS dhe Android

2013-02-26_23h50_01-645x250Gjatë lajmeve të përqendruara në lidhje me zhvilluesit në konferencën TechEd Amerika Veriore 2014 të mbajtur gjatë të hënës, Microsoft ka bërë disa lajmërime rreth Office 365. Kompania është duke ofruar një ngarkesë të enkriptuar përgjatë një emri kodues Fort Knox, mundësi menaxhim nga pajisjet mobile që kanë Android dhe iOS, e po ashtu edhe mbrojtje të humbjes së të dhënave (DLP) në SharePoint Online dhe OneDrive për Business. Së pari, veçoria më e fundit e enkriptimit nga kompania do të fillojë të lëshohet për konsumatorët e bizneseve të Office 365 duke filluar në muajin korrik. Teknologjia Fort Knox shkon përtej një çelësi të vetëm enkriptimi për disk, duke ofruar një çelës unik enkriptimi për skedar, duke nënkuptuar që çdo skedar i ruajtur në SharePoint Online dhe OneDrive për Biznese është i enkriptuar me çelësin e vet, siç janë edhe përditësimet pasuese për çdo skedar.

Për më tepër, Fort Knox shpërndan po ashtu skedarë përgjatë disa ngarkesave në Microsoft Azure Storage, ku secili është me kredenciale të ndara. Jo vetëm që kjo nënkupton që ato nuk ruhen në një bazë të vetme të të dhënave, por vetë harta e lokacioneve të skedarit është e enkriptuar dhe çelësat e enkriptimit janë të ndarë nga përmbajtja dhe nga harta e skedarit.

Më vonë gjatë këtij viti, përdoruesit e Office 365 do të kenë rastin t’iu qasen të dhënave të korporatës brenda Word, Excel, PowerPoint, OneDrive për Biznese dhe OWA mobile në një mënyrë të mbrojtur të bazuar në politikën e IT-së që është definuar përgjatë Windows Intune. Kjo nënkupton që departamentet e IT-së do të jenë në gjendje që të aplikojnë politika përgjatë aplikacioneve mobile të platformës Office për t’iu mundësuar përdoruesve krijimin, shikimin, redaktimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes vetëm përmes aplikacioneve që menaxhohen, duke përfshirë ato në telefonat me iOS dhe Android.

Më pas, në muajin qershor Microsoft do të sjell mundësinë DLP në vend të dokumenteve të ruajtura në SharePoint Online dhe OneDrive për biznese për konsumatorët e Office 365 Enterprise E3. DLP-ja parandalon shpërndarjen e përmbajtjes së ndjeshme si brenda, ashtu edhe jashtë një organizate duke përdorur analiza të thella të përmbajtjes për të klasifikuar dhe identifikuar automatikisht të dhënat e konsumatorëve në pushim. Microsoft është duke e bërë edhe ri-lëshimin e portalit informativ Office 365 Trust Center, ku ka video informuese dhe analiza të thella përgjatë punimeve dhe blogjeve. Ju mund të lexoni më tepër këtu për përmbajtjen që ofrohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>