Biznes

Office 365 që nga maji arrin në 2 milionë abonentë

Sep 20 2013
0 Shpërndarje
Office 365 që nga maji arrin në 2 milionë abonentë

ofice  365Gjatë ditës së enjte, në ngjarjen e vet të analistëve, Microsoft-i lajmëroi një të arritur tjetër për produktin e vet Office 365 Home Premium: 2 milionë abonentë.

Kjo paraqet një rritje prej 100 për qind, ose 1 milion abonentë, që nga 29 maji i këtij viti.

Office 365 Home Premium është platforma për produktivitet në cloud e ndërmarrjes për konsumatorë që paguajnë në një bazë të rregullt prej abonenti. Më parë, Microsoft-i kishte treguar që kishte arritur 1 milion abonentë nga konsumatorë për Office 365 Home Premium në 100 ditë.

Janë bërë 113 ditë që kur lajmëroi shifrën prej 1 milion. Kështu që Microsoft-i, duke supozuar që ka arritur shifrën prej 2 milionë gjatë ditës së djeshme, është duke shtuar abonentë në pothuajse të njëjtin ritëm siç ka bërë për gati të njëjtën periudhë të lëshimit.

Sidoqoftë, teksa ndërmarrja është duke deklaruar që ka “më tepër se” 2 milionë abonentë të Office 365 Home Premium, nuk do të ishte befasi nëse produkti do të shkonte me të njëjtin ritëm sikur nivelet paraprake, ose madje edhe më shpejt.

Me 2 milionë abonentë, Office 365 Home Premium është një biznes që sjell 200 milionë dollarë në vit. Sipas Microsoft-it Office 365, ishte shërbimi më i shpejt i i kompanisë që arriti të sjell 1 miliard dollarë të hyra në vit në historinë e ndërmarrjes.

Ajo që është interesante është që Microsoft-i parashikon që do të vuajë nga rënia e përfitimeve afat-shkurtëra duke kaluar nga përfitimet për licencim në përfitimet me abonentë. (PCWorld Albanian)

ofice  365-1

Lajmet e fundit>