Lajmet

Office Online dhe Dropbox: Një bashkëpunim i frytshëm

Apr 10 2015
0 Shpërndarje
Office Online dhe Dropbox: Një bashkëpunim i frytshëm

01-intro-promp-cropMicrosoft fokusin më të madh vitin e shkuar e pati në ofrimin e shërbimit të Office edhe në platformat rivale si Android dhe iOS. Por ekspansioni më i kompanisë është brenda një shfletuesi kur secili prej nesh, pavarsisht nëse ka një abonim në Office ose jo, përmes uebsajtit Office.com do të përfitojnë një integrim më të thellë më Dropbox në disa aspekte si: Krijim, editim, shpërndarje të dokumenteve Word, Excel dhe PowerPoint.

Kjo është një lëvizje e madhe nga Microsoft duke larguar një “makth” të afro 300 milion përdoruesve të Dropbox. Por a mund të ndikojë kjo në uljen e popullaritetit të shërbimeve të Microsoft si OneDrive dhe OneDrive për bizneset?

Ditën kur të aksesoni me llogarinë tuaj të Microsoft uebsajtin Office.com, do të ballafaqoheni me një njoftim për integrimin e Dropbox në ueb aplikacionet Office si dhe do të ofrohet një lidhje për të shtuar llogarinë tuaj Dropox.

02-2fa-for-dropboxSapo të keni përfunduar këtë proçedurë, do të vëreni disa funksionalitete të reja në aplikacionet Word, Excel dhe PowerPoint në ueb. Vendodhja primare për ruajtjen e skedarëve do të jetë OneDrive por që mund të përzgjidhni pëmes një menuje, hapësirën Dropbox.

Në këndin e majtë të ekranit ekzistojnë edhe dy opsione të tjera: “Open from OneDrive” dhe “Open from Dropbox” ku mund të përzgjidhni skedarët që dëshironi për editim.

03-create-new-pptx-from-office-onlineBrenda ueb aplikacioneve të Word, Excel dhe PowerPoint do të keni akses në po të njëjtat funksionalitet që janë të disponueshme në OneDrive edhe për llogarinë Dropbox. Çdo ndryshim që bëni do të ruhet automatikisht sepse në të vërtetë nuk ka një opsion ku mund të ruani manualisht ndryshimet.

05-edit-in-office-onlinePër të ndarë dokumentet me miqtë tuaj mund të përdorni butonat e shpërndarjes që gjenden në aplikacion Office Online. Por të gjithë skedarët që shpërndahen nga Dropbox mund vetëm të lexohen dhe nuk mund të ndryshohen. Madje këto skedarë keni mundësi edhe ti mbroni me një fjalëkalim vetëm kur zotëroni një llogari biznesi në Dropbox.

06-share-a-dropbox-linkTani që do themi për ju një verdict final për këtë bashkëpunim, një gjë është e sigurtë: Ky bashkëpunim ka një rival kryesor që quhet Google me shërbimin e saj të suitës Apps dhe hapësirës cloud Drive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>