Analiza

Office Online vs Office 365: Çfarë është falas, çfarë është me pagesë dhe çfarë është e domodoshme për ju

Feb 3 2015
0 Shpërndarje
Office Online vs Office 365: Çfarë është falas, çfarë është me pagesë dhe çfarë është e domodoshme për ju

microsoft-office-logo-feb-2015-100566096-largeMicrosoft Office, njëherë e një kohë një investim i shtrenjtë, tani është dhe i disponueshëm edhe në një version falas. Office Online është përditësuar me karakteristika të reja. Kompania gjithashtu ka lajmëruar se Office për Windows 10 do të jetë i disponueshëm falas në smartfonët dhe tabletët që kanë sistem operativ Windows 10. Por në të njëjtën kohë, Microsoft ka shtuar në Office 365 disa karakteristika të reja që e bëjnë këtë version me pagesë tepër tërheqës. Sfida nuk është më përdorimi por zgjedhja e versionit të përshtatshëm për ju.

Çfarë është falas?

Office Online ofron aplikacionet Word, Excel, Power Point dhe One Note në ueb, dhe janë po të njëjtat që ofrohen edhe nga abonimet në Office Home si dhe Student 2013. Lehtësisht mund të përdorni faqen Outlook.com për të mos paguar për programin specifik Outlook. Duke marrë parasysh të gjitha këto, është pothuaj e njëjta gjë si të keni një abonim në Office Home dhe Bussines 2013, mbi të gjitha nuk do t’ju kushtojë asgjë. Por këto versione kanë funksionalitete të limituara krahasuar me abonimet me pagesë.

word-for-android Nëse krahasoni të dy versionet do të shihni se Word 2013 ofron dy panele funksionesh që Word Online nuk i ofron; References dhe Mailing. Ndërkohë me aplikacionet për smartfonë, përdoruesit mund të shohin, krijojnë dhe modifikojnë dokumentet Office falas dhe më pas ti ruajnë ato në iCloud apo Dropbox.

Çfarë nuk është falas?

Nëse ju keni nevojë për më shumë se një krijim bazë të dokumentit dhe modifikim të thjeshtë, aplikacionet falas të Office Online nuk janë për ju. Për të pasur akses në opsione të avancuara ja vlen të investoni duke u abonuar në Office 365.

delveweb-100412865-largeMicrosoft ofron dy paketa të tilla; atë Office 365 Personal dhe Office 365 Home, krahas këtyre ekzistojnë edhe plane të tjera të personalizuara për bizneset. Office 365 Personal mund ta përdorni kundrejt një pagese prej 7 dollarësh në muaj ose 70 dollar në vit, Office 365 Home për 10$ në muaj ose 100$ në vit. Nuk ka shumë rëndësi çfarë plani do të zgjidhni, ajo çfarë është e rëndësishme është se ju do të keni akses në paketën e plotë profesionale të Office Suite nga kompjuter Windows, Mac, smartfon apo tablet. Si bonus për këto abonime, kompania ofron dhe hapsirë të palimituar OneDrive.

Çfarë ju realisht keni nevojë?

Aplikacionet Office Online janë të mjaftueshme për pjesën më të madhe të njerzve. Word, Excel, Power Point dhe One Note janë ato programe që përdoruesit përdorin më shumë nga suita Microsft Office. Por dihet që këto aplikacione kanë funksionalitete të limituar. Nëse ju nevojitet Acces apo Publisher më mirë të kaloni tek Office 365 i cili ju ofron paketën e plotë Office Proffesional 2013.

cropping-a-photo-in-word-for-ipad-100364977-largePërfundimi

Verdikti office-365-logo_gallery-100266091-mediumduket të jetë i thjeshtë… Aplikacionet e Office Online janë mëse të përshtatshme për të plotësuar nevojat e shumicës së përdoruese, e vetmja gjë e nevojshme është të keni një lidhje të mirë interneti. Ndërkohë që Office 365 ofron një vlerë më të shtuar në krahasim me Office Online. Në veçanti hapësira e palimituar e One Drive ja vlen për 7 dollar në muaj. Ata që kërkojnë një eksperiencë më profesionale, Office 365 i plotëson të gjitha kërkesat e tyre. Microsoft lajmëroi se Office për Windows 10 dhe Office 2016 do të lançohen nga fundi i këtij viti. Akoma kompania nuk ka zbuluar karakteristikat e reja të këtyre versioneve apo kapacitetin e përdorimit në ekranet me prekje. Por me siguri më shumë detaje do të mësojmë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>