Lajmet

Office për iPad përditësohet me mundësinë për eksportim në PDF dhe Presenter View

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Office për iPad përditësohet me mundësinë për eksportim në PDF dhe Presenter View

480906625-786x305Pasi iu deshën më tepër se disa vite për të sjellë Microsoft Office-in në iPad, kjo kompani nuk është duke humbur kohë në përditësim të platformës së produktivitetit. Ky është lajm i mirë për çdo kënd që dëshiron të japë një prezantim në PowerPoint.

Versioni për iPad i Office tani mbështet eksportimin e skedarëve në PDF nga Word, Excel dhe Power Point. Kjo mund të bëhet edhe pa një abonim në Office 365. Për përdoruesit e Power Point-it, ky përditësim është edhe më i dobishëm me ardhjen e Presenter View në iPad kur prezantimi shfaqet në një paraqitës tjetër, si për shembull një projektor.

Madje, ju tani mund të shtoni fotografi dhe video në prezantimin tuaj drejtpërdrejt në iPad nga albumi juaj i fotografive. Dhe videot do të lëshohen në prezantimin tuaj nga tableti. Për dashamirësit e spreadsheet-it, Excel për iPad tani mund të filtrojë, mbyllë, shfaqë hollësi dhe të ndryshojë stilin dhe ndërfaqen e PivotTables.

Ndërsa Microsoft Word e mori mundësinë për të prerë fotografi drejtpërdrejt në dokumente dhe tani mund të largoni të gjitha stilet e një dokumenti me Reset. Në fund, e tërë platforma tani mbështet stilet e palës së tretë të shkronjave. (PCWorld Albanian)

0731_office-730x547

Lajmet e fundit>