Lajmet

Office për tabletët Android I disponueshëm që nga dita e sotme

Jan 29 2015
0 Shpërndarje
Office për tabletët Android I disponueshëm që nga dita e sotme

officemobileandroid1Versionet e suites së produktivitetit Office Word, Excel, dhe PowerPoint nuk janë më të disponueshme si një model paraprak, por do të jenë të disponueshme për tu shkarkuar nga të gjithë që nga dita e sotme. Pas lancimit të aplikacioneve iOS vitin e shkuar, mbërriti edhe Office për Android terësisht falas për përdoruesit, megjithëse disa nga funksionalitetet premium kryesisht të dobishme për bizneset kërkojnë një abonim Office 365.

Programi paraprak mbulonte me shumë se 3000 variante të 500 paisjeve Android, si dhe ofronte mbështetje për procesorët Intel.

Microsoft tha se versionet iPhone dhe iPad të Office janë shkarkuar më shumë se 80 milion herë në të gjithë botën. Edhe pse ofrimi falas I aplikacionit në platformat madhore përbën një ndryshim në strategji, ky është një plan I Nadella për të ofruar shërbimet e kompanisë në të gjithë paisjet e njohura. Ndërsa Office 2016 do të mbërrijë nga gjysmë e dytë e këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>