Softuer

Office for Mac 2011, paraqitet në tetor

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Office for Mac 2011, paraqitet në tetor

Pakoja më e madhe softuerike e kompanisë Microsoft, “Office” që përfshin aplikacione të popullarizuara si Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint, dhe që ka si synim përdoruesit e thjeshtë dhe ata të biznesit, është një prej produkteve më kryesore të gjigantit softuerik por është edhe një prej softuerëve më të shitur në linjën kompjuterike të rivalit Apple.

Divizoni i biznesit të Microsoft, që ka një profit mesatar prej 2.8 miliard dollarë për çerek, fiton 90% të shitjeve të saja të përgjithshme nga Office, që është një softuer i pranishëm në pothuajse të gjithë kompjtuerët.

Kompania ka theksuar se versioni “Office for Mac 2011”, do të paraqitet në tetor kurse ata që blejnë një version të tanishëm të “Office for Mac” do të mund të avancojnë pa pagesë në Office 2011.

Lajmet e fundit>