Harduer

Ofruesit e notebook-ëve vazhdojnë të jenë konservatorë për pajisjet 2 në 1 në vitin 2014

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Ofruesit e notebook-ëve vazhdojnë të jenë konservatorë për pajisjet 2 në 1 në vitin 2014

1_rPavarësisht rritjes së numrit të pajisjeve 2 në 1 (pajisje të konvertueshme notebook/tablet), pjesa më e madhe e ofruesve të notebook-ëve vazhdojnë të jenë disi konservatorë ndaj shitjes së këtyre modeleve në vitin 2014.

Duke qenë se pjesa më e madhe e pajisjeve periferike (për shembull tastiera) janë specifike për modelet 2 në 1, atëherë niveli i ulët i shitjeve të këtyre modeleve të konvertueshme do të thotë që do të ngelen pa shitur edhe një pjesë e mirë e pajisjeve periferike.

Gjatë vitit 2013, pajisjet 2 në 1 mundën të zotëronin më pak se 10% të tregut të pajisjeve mobile dhe pjesa më e madhe e shitësve kanë dyshime përsa i përket kërkesës së tyre në vitin 2014 pavarësisht parashikimit optimist të Intel-it për një rritje prej 10-fish.

Sipas prodhuesve të skeleteve të këtyre pajisjeve rezulton se së fundmi është vënë re një rritje e numrit të projekteve për modelet 2 në 1.

Kjo tregon se prodhuesit vazhdojnë të jenë të interesuar në këtë treg, megjithatë kjo nuk do të thotë me patjetër se shtimi i modeleve do të ndikojë në rritjen e e dërgesave të tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>