Lajmet

Oink i ndihmon prindërit që të kontrollojnë blerjet e fëmijëve brenda aplikacioneve

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Oink i ndihmon prindërit që të kontrollojnë blerjet e fëmijëve brenda aplikacioneve

oink.jpgDuke iu dhënë fëmijëve telefonin tuaj, ju me mund të rrezikoni që ta shpenzoni tërë buxhetin tuaj, për shkak të blerjeve të cilat fëmija juaj mund t’i kryejë nëpërmjet tij. Kompania e pagesave Oink ka krijuar një zgjidhje që iu mundëson fëmijëve të blejnë çfarë dëshirojnë, duke qëndruar brenda kufijve të caktuar nga prindërit.

Me anë të shërbimit, prindërit mund ta lidhin një kartë krediti me një llogari dhe të vendosin kufij se ku saktësisht fondet e llogarisë mund të shpenzohen, e po ashtu edhe sa para mund të përdoren në një blerje të vetme.

Oink punon ngjashëm si PayPal, ku blerjet online mund të bëhen duke përdorur vetëm një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim. Një fëmije mund t’iu kishte një sasi të caktuar të parave për të shpenzuar  në lojën e tyre të parapëlqyer çdo muaj, ose të merrte leje që mund të përdoren vetëm tek disa shitës me pakicë.

Blerjet mund të kufizohen edhe në bazë të vlerësimeve (për të parandaluar blerjen e lojërave për të rritur) dhe mund të pamundësohen në shpejtësi nëse blerja bie në duart e gabuara ose nëse një prind dëshiron që përkohësisht ta parandalojë fëmijën e tij nga shpenzimi.

Shërbimi është i popullarizuar tani në një numër të shitësve me pakicë online dhe tek lojërat e popullarizuara si Haboo Hotel dhe kompania për momentin është në negociata për t’u zgjeruar tek edhe më tepër njësi (proces ky që kërkon që zhvilluesi të shtojë vetëm nëntë rreshta kod, kështu që së shpejti do të mund të shihnim faqe të tjera në një të ardhme të afërt). (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>