Analiza

Okulistët: Përdorimi i tepërt i smartfonëve mund të dëmtojë sytë

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Okulistët: Përdorimi i tepërt i smartfonëve mund të dëmtojë sytë

_65694617_smartOkulistët janë duke paralajmëruar për përdorimin e tepër të telefonëve dhe pajisjeve të tjera si kompjuterë, tabletë dhe TV me ekran të rrafshët, që mund të sjellin dëmtime afat-gjata. Sipas një studimi të bërë në 2,000 persona, personat e moshës më të vogël se 25 vjeçare e shikojnë telefonin e tyre tridhjetedy herë gjatë ditës. Okulisti AndyHepworth tha: “Drita vjollcë- e kaltër është e rrezikshme dhe helmuese për pjesën e pasme të syve tuaj. “Kështu që përgjatë një periudhe të gjatë kohore ajo me gjasë mund të dëmtojë sytë e juaj. Kur jeni duke shikuar në një telefon të mençur, drita që del nga ai është vjollcë- e kaltër.”

Ai thotë që testimet e bëra kanë gjetur që ekspozimi i tepërt në këtë lloj drite ka mundësi të vendos në rrezik më të madh degjenerimin makular, që është shkaktar i verbimit. Okulistët thonë që, megjithëse drita e lehtë “e mirë” është e nevojshme për të rregulluar orët biologjike, mendohet po ashtu që ekspozimi i gjatë ndaj dritës vjollcë- të kaltër mund të çrregullojë mostrat e gjumit dhe të ndikojë në disponim. “Ndonëse ne nuk e dimë nëse ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me shkaktimin e problemeve të syrit, ka dëshmi të fuqishme laboratorike që ka gjasë ta bëjë atë,” shtoi Andy. “Është kombinim i mos-mbylljes së mjaftueshme [të syrit] dheafrimiipajisjesmë afër se sa që normalisht i shikoni objektet – kjo lodh sytë e juaj.”

Më tepër dhimbje koke

Studimi, i udhëhequr nga një grup i okulistëve të pavarur, gjeti që mesatarisht, një adoleshent shpenzon pothuajse shtatë orë gjatë ditës duke e shikuar ekranin ku pothuajse gjysma ndjehen të tensionuar kur qëndrojnë larg telefonëve. Statistikat sugjerojnë po ashtu që 43 për qind e personave nën 25 vjeç përjetojnë acarime ose shqetësime të vërteta kur ata nuk mund t’i kontrollojnë telefonët e tyre kur ata duan. Është gjetur po ashtu që 55 për qind kanë ndjerë që qëndrimi i gjatë pranë ekranit ndikon në mungesë të rehatisë së syrit. AmandaSaint, e cila është okuliste, thotë që këshilla është e thjeshtë. “Testoni rregullisht sytë e juaj dhe merrni pushime të rregullta nga kompjuteri juaj dhe pajisja që e mbani në duar.” (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>