Harduer

OLPC përditëson programin dhe zëvendëson AMD me VIA

Dec 25 2009
0 Shpërndarje
OLPC përditëson programin dhe zëvendëson AMD me VIA

Organizata jo-fitimprurëse ka zhvilluar modelin XO-1, duke shpërndarë mbi 1.4 milionë ekzemplarë të tillë për më pak se $200 secilin. “Version i parë i laptopit të prodhuar nga OLPC, XO-ja, është një revolucion në llogaritjen me kosto dhe konsum të ulët. XO-ja është shpërndarë për mëse 1.4 milionë fëmijë në 35 shtete dhe 25 gjuhë të ndryshme” Tha Nicholas Negroponte, themelues dhe drejtues i One Laptop Per Child.

Modeli XO-1 pqrmban një processor AMD Geode prej 433 MHz, 256 MB RAM dhe një kapacitet ruajtës prej 1GB të përbërë nga një memorie flash NAND si dhe përdor gjithashtu një monitor 7.5 inch me rezolucion 1200 me 900. Gjithashtu ai përfshin konektivitet wireless si dhe kamera e mikrofon dhe kërkon vetëm 2W energji për të punuar.

OLPC do të fillojë shpërndarjen e një modeli të ri, XO-1.5 që nga Janari 2010 me të njejtin dizain bazë, por do të ndërrojë procesorin AMD me VIA C7-M ULV i cili do të dyfishojë shpejtësinë. Gjithashtu RAM- i do të arrijë 1GB dhe kapaciteti ruajtës do bëhet 4GB me një opsion për 8 GB. Pajisja e re do të jetë e aftë të punojë si me Linux ashtu dhe me Windows dhe ka një çmim objektiv prej $200.

Në planet e OLPC figuron dhe një version 1.75, por jo një XO 2.0 – në vend të tij, për vitin 2012 planifikohet një dizain tablet, i përbërë nga një fletë e vetme pjastike dhe një çmim ambicioz prej më pak se $100.

Lajmet e fundit>