Lajmet

Olympus SP-570 UZ, mbret i kamerave high-zoom

Mar 31 2009
0 Shpërndarje
Olympus SP-570 UZ, mbret i kamerave high-zoom

altHyrja e Olympus në klasën e aparatëve megazoom ka bërë që ky aparat të jetë ndër produktet më të mira që PC World i ka testuar. Olympus SP-570 UZ është mbret i kamerave high-zoom, që ofron fotografi të qarta edhe nga distanca.

Fotot e bëra në 20X dhe distancë prej 9 metrash, objekti duket sikurse të jetë fotografuar nga afërsia. Vargu i SP-570 UZ gjithashtu është mahnitës. Ky model ka një film ekuivalent prej 35mm, vargun e kamerës prej 26mm deri në 520mm.

Modeli SP-570 UZ është i mirë për bërjen e fotografive nga këndi i gjerë si dhe atyre që kapin edhe detajet makro. Ky model po ashtu ka edhe tipare si zoom i kontrolluar, 23 opsione dhe skena të fotografive, mundësia për ta personalizuar ISO, opsione për fokus dhe butonin përmes së cilit bëhen fotografitë.

Opsionet e kamerës janë shumë të njohura për këdo që ka përvojë me përdorimin e aparateve dixhitalë. Katër butona kontrollojnë funksionet kryesore, ka ekran 2.7inç, ndërsa pesë butonat e tjerë mundësojnë kontrollimin e blicit, self-timer dhe opsionin makro.

Ne patëm probleme me gjetjen e opsioneve si auto-focus për gjetjen e objekteve në vende ku ka pak dritë. Ky opsion mundëson skanimin prej njërit kënd në tjetrin duke u munduar ta sqarojë imazhin. Sidoqoftë në dritë të fortë gjatë ditës, sistemi shënjestrues iESP punoi jashtëzakonisht mirë duke prodhuar fotografi shumë të mira edhe në zoom maksimal.

 

Lajmet e fundit>