Harduer

One Touch D820, smartfoni i kompanisë Alcatel me ekran Quad HD

Jun 18 2014
0 Shpërndarje
One Touch D820, smartfoni i kompanisë Alcatel me ekran Quad HD

dadsSmartfoni i kompanisë Alcatel, One Touch D820 është shfaqur në internet kohët e fundit, ku janë bërë publike edhe disa veçori të tij. Ky telefon inteligjent do të ketë ekran 4.6 inç Quad HD, procesorin e ardhshëm të Mediatek, MT6595 me tetë bërthama e me qark 2.2 Ghz, 3GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme.

Ai do të ofrojë edhe mbështetje për LTE, analogi i shërbimit të internetit 4G. Smartfoni Alcatel One Touch D820 do ti ketë të dy kamerat, përkatësisht atë të përparmen dhe atë në pjesën mbrapa prej 7 megapiksel.

Bëhet e ditur se do të përdorë sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat, por nuk ka akoma informacione për datën e saktë se kur do të prezantohet zyrtarisht nga kompania. (PCWorld Albanian)

gsmarena_001 (1)

Lajmet e fundit>