Softuer

ONE e HTC shpallin aplikacionin më të mirë Android në Maqedoni

Dec 22 2010
0 Shpërndarje
ONE e HTC shpallin aplikacionin më të mirë Android në Maqedoni

Vendi i dytë i takoi Zllatko Shushlevskit për aplikacionin”Sk Virtual”. Ky është aplikacion që ofron realitet të pasuruar përreth ambientit tonë, duke mundësuar përdorimin e celularit në një nivel të atillë që rrethina jonë kthehet në ekranin e celularit me informata të shkruara në një shtresë transparente në imazhin e kamerës së celularit.

“Buxheti im” nga Jan Marinchel është aplikacioni që u rendit i treti në këtë garë dhe i cili shërben për monitorim, kontroll dhe analizë të buxhetit personal.

Aplikacioni më i mirë është shpërblyer me 6,000 euro si dhe me një udhëtim në Londër apo Kopenhagë, dhe me një vizitë në qendrën e HTC-së. Aplikacionet e renditura në vendin e dytë dhe të tretë kanë fituar 4,000, gjegjësisht 2,000 euro Përveç kësaj edhe 11 aplikacione tjera në renditje janë shpërblyer me një celularë HTC Legend. 

“Ne arritëm sukses në idenë tonë – për të inkurajuar të gjithë programerët në këtë shtet për të prezantuar kreativitetin e tyre dhe në këtë mënyrë ne ofruam një mundësi për të aplikuar diturinë e tyre në telefoninë mobile. Konkurrenca rezultoi me një interesim të lartë dhe në një numër të madh të ideve dhe aplikacioneve. Konkurrenca vërtetoi potencialin dhe kualitetin e programerëve në tregun e Maqedonisë” tha Kavdij Godnich, CEO i ONE, gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve në Shkup.

Historiku i garës

Pjesëmarrësit e regjistruar kanë pasur mundësi që të zhvillojnë aplikacionin e tyre deri më 19.11.2010, që ishte edhe vija e fundit për dorëzim të tyre në ueb faqen e ONE. Nga të gjitha aplikacionet e dorëzuara, juria vendosi për 11 aplikacionet më të mira, të cilat u publikuan më vonë në ueb faqen e ONE – www.one.mk.

Tre më të mirat dhe fituesi u zgjodhën nga vendimi i jurisë si dhe nga popullariteti dhe numri i votave që fituan nga vizitorët e ueb faqes.

Lajmet e fundit>