Harduer

ONE fillon me projektin e riciklimit të celularëve në Maqedoni

Jan 24 2011
0 Shpërndarje
ONE fillon me projektin e riciklimit të celularëve në Maqedoni

Celularët që do të dorëzohen për këmbim në këtë program do t’i dorëzohen Flipswap, kompani nga SHBA e cila bashkëpunon me shumë operatorë nëpër botë, me qëllim që celularët e vjetër të mund të përdoren përsëri ose të riciklohen. Celularët e vjetër që do të grumbullohen në ONE do të transportohen në Sllovaki, ku do të bëhet vlerësimi përfundimtar dhe riciklimi i aparateve, ndërsa për çdo telefon të ricikluar Flipswap do të mbjell nga një pemë në ndonjë destinacion botëror, i cili do të zgjidhet në bashkëpunim me organizatat joqeveritare për ambient jetësor.

Duke filluar nga e hëna, 24 janar, viti 2011, në pikat e shitjes së ONE në Maqedoni fillon ndërrimi i celularëve të vjetër për kupon me vlerë që mund të përdoren në pikat e shitjes së ONE. Thënë më saktësisht, atë që duhet ta bëjnë abonentët e ONE është ta japin celularin e tyre të vjetër, pa dallim të modelit të tij, mundësinë për ta përdorur ose karakteristikave funksionale, dhe për të njëjtin të fitojnë kupon me vlerë minimale prej 100 denarë (1.61 euro).
Kuponi me vlerë duhet të shfrytëzohet plotësisht gjatë dorëzimit të telefonit të vjetër celular për të blerë ndonjë produkt të ri të ONE. Ai mund të përdoret për:

  • blerjen e cilitdo produkt të ONE, pa lidhur kontratë për shërbime telekomunikacioni
  • blerjen e cilitdo produkt të ONE, duke lidhur kontratë ose duke e rinovuar kontratën për shërbime telekomunikacioni. Kuponi mund të llogaritet në shumën që duhet paguar pë produktin e ri.
  • Mbushje elektronike të kredisë pri-pejd (еCredit)

ONE u bën thirrje qytetarëve dhe punonjësve t’i riciklojnë celularët e vjetër celular dhe të përfshihen në mbrojtjen e ambientit jetësor, duke dhënë kontribut në rritjen e ndërgjegjes për ambient të pastër jetësor. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>