Biznes

ONE hap dyqanin më të madh të saj në Shkup

Dec 4 2009
0 Shpërndarje
ONE hap dyqanin më të madh të saj në Shkup

Dyqani  është bërë sipas standardeve të shteteve tejet të zhvilluara dhe sipas kërkesave bashkëkohore dhe nevojat dhe kërkesat e shfrytëzuesve.

I vendosur në një sipërfaqe prej 220 metra katrorë, vizitorët dhe shfrytëzuesit e produkteve të ONE kanë mundësinë të shijojnë prezantimet e përditshme dhe të gjithmonshme nga ana e të punësuarve të ONE, por e kanë mundësinë që edhe personalisht të vërtetohen në funksionimin e shërbimeve të caktuara në vend.

Nëpërmjet konceptit të ri për shitje ONE TO ONE (nje në një), shfrytëzuesit kanë mundësinë që në mënyrë unike të njoftohen me produktet dhe shërbimet që i kërkojnë, dhe nëpërmes kësaj të bëjnë zgjidhjen e duhur në interes të tyre. Rrjeti shitës i ONE numëron 35 dyqane shitëse në tërë vendin.

Hapja e dyqanit do të bëhet me 5 dhjetor, që njëherësh është edhe dita botërore e voluntarizmit. Kjo ditë nuk është përzgjedhur rastësisht për shkak se ONE dëshiron të bëjë me dije se nuk harron përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjes. Për të vërtetuar këtë ONE dhuroi 100 celularë me kartela pre-paid për vullnetarët më të dalluar të partnerit të saj shumëvjeçar Kryqit të Kuq të Shkupit.

Lajmet e fundit>