Biznes

ONE lanson televizionin e parë wireless digjital në Maqedoni – Boom TV

Nov 12 2009
0 Shpërndarje
ONE lanson televizionin e parë wireless digjital në Maqedoni – Boom TV

Pakoja bazë e Boom TV është një përzierje superiore e shumicës së kanaleve më atraktive vendore dhe të huaja të të gjitha zhanreve televizive dhe pjesa më e madhe e programeve të huaja në mënyrë intensive lokalizohet në gjuhën Maqedonase dhe në gjuhën Shqipe (veçori ekskluzive për shikuesit e Boom TV).

Me një abonim mujor që kushton 499 denar (përafërsisht 8.20 euro), qytetarët e Maqedonisë do të përfitojnë pranues digjital pa pagesë, që ju mundëson atyre të shikojnë 40 kanale televizive, me fotografi dhe zë të kualitetit të lartë.

Sipas ONE (Telekom Slovenia Group), pakoja përmban këto programe:

  • Tetë programe nacionale pa pagesë
  • Pothuajse tridhjetë kanale prej më të shikuarve në Botë dhe Ballkan që shfaqin filma, sport, dokumentarë, muzikë, argëtim dhe programe për fëmijë.
  • Pako pa pagesë me përmbajtje për të rritur me kontroll special prindëror (për t’iu ndaluar fëmijëve qasjen).

Nëse abonuesi blen pranuesin digjital, atëherë ky qejf i plotësohet atij për 349 denar (5.70 euro), ku TVSH-ja përfshihet për 30 ditë.

Shikimi i Boom TV deri në mars të vitit 2010, do të kushtojë vetëm 1 denar.

Për dallim prej shikimit të TV-së në mënyra tjera, Boom TV nuk është i limituar në mënyrë fizike në një vend. Pasi që nuk ka nevojë për internet, lidhje me kabllo, antenë satelitore apo telefon, programet e Boom TV mund të përjetohen anembanë Maqedonisë, kudo që merrni pranuesin digjital me vete.

Sinjali i Boom TV ofrohet në 80% të familjeve, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet deri në 95%.

Shërbimi gjithashtu ofrohet në pikat e shitjes të ONE dhe Germanos për blerjen e të cilave duhet të identifikoheni me letërnjoftim apo pasaportë. Procedura që një konsumatorë të instalojnë pranuesin me forca të veta nuk do të duhej të kalonte 15 minutëshin.

DVB-T është një shkurtesë për “Digital Video Broadcasting” (Transmetim Digjital i Videos) dhe është një standard Evropian për transmetim dhe transmision të zërit, videos dhe përmbajtjeve tjera të kompresuara, dhe kualiteti dhe zëri gjenden në nivel të njëjtë ku ka sinjal të mjaftueshëm.

Duke lansuar Boom TV, Maqedonia i bashkohet shteteve të Evropës që kanë filluar me digjitalizimin e ajrit, duke rezultuar me zëvendësimin e tërësishëm të transmetimeve analog me ato digjitale.

Lajmet e fundit>