Biznes

ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
ONE, shënon rritje në gjysmën e parë të vitit 2010

Në gjysmëvjetorin e parë, ONE ka arritur në gjithsejtë 542.436 përdorues që paraqet rritje prej 4.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe gjithashtu ka shënuar rritje prej 5 për qind në telefoninë mobile të segmentit post-paid dhe 13 për qind rritje në shërbimet e internetit, si dhe 31 për qind rritje në numrin e shfrytëzuesve të telefonisë fikse. Si rrjedhojë e rritjes së fundit në telefoni fikse është rritur për mbi 15 për qind numri total i shfrytëzuesve të telefonisë fikse në Maqedoni.

Komunikacioni 3G në rrjetin One është rritur gjithashtu për 313% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Si rezultat i investimeve në zhvillim të rrjetit më bashkëkohor digjital në tërë vendin, ONE mundësoi përfshirje të 92% të popullatës në Maqedoni me sinjalin e televizionit të parë pa tel digjital Boom TV me çka e forcoi pozitën e vet të liderit teknologjik në treg.

Me përfundimin e gjashtë muajve të parë të 2010, Boom TV ka 31 mijë shfrytëzues aktiv me çka përfaqëson platformën për distribuim të TV sinjalit që rritet më shpejtë në Maqedoni. Përveç kësaj kjo pjesë e ONE, ka shënuar një rritje prej 15 për qind dhe ka tendenca për rritje të mëtutjeshme.

“Jemi veçanërisht krenar që këto rezultate vijnë menjëherë pas gjysmë viti të ribrendimit të ndërmarrjes dhe lidhjes funksionale të tre ndërmarrjeve në një, periudhë në të cilën bëhej riorganizimi i ndërmarrjes”, thotë drejtori Gjeneral veprues i ONE Kllavdij Godniç.

“Ky është rezultat i dedikimit tonë në krijimin e produkteve bashkëkohore telekomunikuese dhe shërbimeve sipas nevojave të shfrytëzuesve tanë dhe atë si në telefoninë mobile, ashtu edhe në telefoninë fikse, shërbimeve të internetit dhe televizionit digjital”.

Lajmet e fundit>