Lajmet

ONE vazhdon rrugën me donacionet e radhës nëpër Maqedoni

Sep 3 2010
0 Shpërndarje
ONE vazhdon rrugën me donacionet e radhës nëpër Maqedoni

Me këtë donacion ONE dëshiron të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të punës të ekipeve të Ndihmës së Shpejtë dhe njëkohësisht të siguroj realizim pa asnjë pengesë të detyrave të tyre, me qëllim që qytetarët të fitojnë ndihmë të shpejtë kualitative.

“Një nga detyrimet ndaj bashkësisë në të cilën jetojmë dhe punojmë është që të kontribuojmë në rritjen e kualitetit të jetesës, duke siguruar kujdes më të mirë për personat që kanë nevojë për kujdes. ONE është pjesë e bashkësisë dhe gjatë punës së saj tenton dhe do të vazhdoj të bëj përpjekje që këtë detyrim ta plotësoj sa më mirë, duke qenë shembull për qytetar të ndërgjegjshëm”, tha Viktor Donevski, Drejtori i Sektorit për marrëdhënie me opinionin pranë ONE, gjatë dhënies së donacionit në Strumicë dhe Shën Nikollë.
 
Të gjitha automjetet do të pajisen me:

  • barelë ultra të hollë për transport të pacientëve
  • imobilizator universal për kokë
  • imobilizator universal për këmbë 
  • komplet me gjashtë imobilizatorë për qafë, të cilët nuk i pengojnë rrezet rëntgen dhe skenimin SAT
  • dyshek termal me vakum, me pompë ABS dhe shtresë speciale, rrezistente ndaj kushteve klimatike, e cila mundëson fiksim të plotë dhe të tërësishëm të pacientit
  • komplet për rianimacion (ambu me maskë)
  • mbajtës për shishe serumi
  • aparat për tension me zhivë
  • karrige speciale për transport të pacientëve, që mund të lëviz nëpër shkallë

Gjatë muajit të kaluar pajisje mjekësore për automjetet e Ndihmës së Shpejtë fituan qendrat e Ndihmës së Shpejtë në Strugë dhe Dibër.

Lajmet e fundit>