OneDrive, iCloud, Dropbox apo Google Drive? Fjala e fundit është e juaja

Feb 28 2015
0 Shpërndarje
OneDrive, iCloud, Dropbox apo Google Drive? Fjala e fundit është e juaja

LEAD Surface OneDrive Dec14 02_2

Në ditët e sotme kur ka disa mundësi zgjedhje është e vështirë të vendosësh se cili shërbim cloud është i duhuri për ju. Sigurisht që kjo varet dhe nga sistemi operativ të cilën ju përdorni, tipin e skedarëve që doni të ruani dhe një sërë faktorësh të tjerë. Aktualisht shërbimet e tilla më popullore në treg janë One Drive i Microsoft, Google Drive, Dropbox dhe iCloud i Apple. Secili prej tyre ka avantazhet dhe disavantazhet e tij. Ne po ju bëjmë një krahasim të tyre bazuar në disa faktorë, në mënyrë që t’ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur.

Hapësira falas

Sigurisht që ğdo përdorues do të donte që të ruante përmbajtjen e tij në një shërbim të tillë falas. Cili nga katër shërbimet është treguar më bujar ndaj konsumatorit?  Në krye qëndron Microsoft One Drive dhe Google Drive. Këto shërbime ofrojnë një hapsirë 15GB falas për çdo përdorues të ri. Vetëm mjafton të regjistroheni, të aktivizoni shërbimin dhe do të keni përfituar këtë hapësirë. Nëqoftëse ftoni miqtë tuaj të përdorin One Drive përsëri do të përfitoni 1GB falas për çdo ftesë. Dhe nga ana tjetër e medaljes ndodhen Dropbox dhe iCloud që i ofrojnë konsumatorit sasinë më të vogël të memories falas. iCloud i dhuron një përdoruesi të ri vetëm 5GB falas ndërsa Dropbox akoma më pak vetëm 2GB hapësirë.

Hapësira me pagesë

Nëqoftëse ju nuk mjaftoheni nga hapsira falas atëherë jeni të detyruar të paguani për të pasur më shumë së kaq. One Drive është me i liri duke qënë se ofron 1TB hapsirë për vetëm 6.99$ në muaj. Përveç kësaj One Drive ofron falas këtë hapësirë nëse keni një abonimin në Office 365. Të dytët renditen Google Drive dhe Microsoft që ofrojnë të njëjtën sasi memorie, pra 1TB me një çmim prej 9.99$ në muaj. Ndërsa iCloud i Apple cilësohet si shërbimi më i kushtueshëm pasi ai ofron 1TB hapsirë memorie kundrejt një çmim prej 19.99$ në muaj.

Përsa i përket opsioneve të tjera, Google Drive dhe iCloud janë më fleksibël. Pra Google Drive ju ofron 10,20, 30TB memorie respektivisht me një çmim prej 99.99$, 199.99$, 299.99$ në muaj dhe 100GB për 1.99$. Ndërsa iCloud ofron një sasi më të vogël 20GB, 200GB dhe 500GB për 0.99$, 3.99$ dhe 9.99$. Nga ana tjetër Dropbox dhe One Drive nuk ofrojnë kaq mundësi zgjedhje. Në Dropbox ju mund të përfitoni 2GB falas ose 1TB për 9.99$. Ndërsa One Drive ofron dhe hapsirë 100GB dhe 200GB.

Fleksibiliteti i shërbimit

Pasi jeni regjistruar, ju do të doni të aksesoni të dhënat tuaja nga çdo pajisje të mundshme që përdorni. Duhet të dini se Google Drive, OneDrive dhe Dropbox ofrojnë mbështetje për sistemet operative si Mac, Windows dhe sigurisht iOS ndërsa iCloud mund të aksesohet vetëm nga sistemet operative Mac dhe iOS. Nëqoftëse jeni duke kërkuar për një shërbim të tillë që ofron mbështetje për Linux apo për smartfonët BlackBerry atëherë zgjidhni Dropbox. E vetmja platform që ofron mbështetje për Microsoft Windows Phone është vetëm One Drive edhe pse shërbime të tjera si Dropbox kanë krijuar aplikacione së fundmi për të plotësuar kërkesat e atyre që përdorin një Windows Phone.

Ndërveprimi me kompjuterin

Shpeshherë ju nuk doni që hapsira juaj cloud të ekzistojë vetëm si një dosje e thjeshtë në kompjuterin tuaj por doni ta integroni atë në gjithë sistemin. Një integrim të plotë në kompjuter e ofrojnë vetëm One Drive dhe iCloud. Siç përdoruesit e Windows 8.1 e dinë, Microsoft e paraqet One Drive si gjithë aplikacionet e tjera në ekranin e një kompjuteri. Dhe Apple ofron diçka të tillë me iCloud në sistemet Macintosh por jo aq fleksibël sa integrimi që aplikon Microsoft.

Produktiviteti

Dhe në fund le ti hedhim një sy opsioneve ekstra të produktivitetit që ofrojnë këto shërbime për të qënë rivalë sa më të fortë kundrejt njeri tjetrit. Nga të katërta platformat vetëm Dropbox nuk ofron opsione të tilla shtesë. Për çdo përdorues që blen hapsirë 1TB, One Drive ofron abonim falas në paketën e tij Office 365, si online ashtu dhe offline dhe në smartfona. Kjo është një nga marrëveshjet më të mira që kemi parë prej kohësh. Edhe nëqoftëse nuk paguani ju do të keni akses në një pjesë të Microsoft Office por online. Google Drive dhe iCloud ju ofrojnë mundësi të tilla duke ju dhënë akses respektivisht në përdorimin e Google Docs dhe iWork. Sigurisht që akses të kufizuar por të mjaftueshëm për përdoruesit.

Përfundimi

Duket se One Drive i Microsoft i mund të gjithë rivalët e tij kur vjen puna tek shërbimi cloud. One Drive ofron çmime të barabarta me konkurentët e saj por brenda këtij çmimi ofron dhe abonimin falas në Office 365. Gjithashtu ka një integrim të mirë kur vjen puna tek përdorimi në disa paisje njëherazi. Nuk mund të lëmë pas as Google Drive dhe Dropbox që ofrojnë zgjedhje të shkëlqyera por çdo njëri prej tyre ka dhe dobësitë e veta, përsa i përket prodhimtarisë online apo hapsirës së ofruar falas. Ndërsa iCloud është një histori më vete të cilës ju këshillojmë ti qëndroni larg derisa Apple të vendosë të ndryshojë diçka në këtë platformë. Dhe si përfundim rezulton se fituesit i kësaj lufte është One Drive. Microsoft vërtet ka bërë një punë të mirë mbi këtë shërbim ndaj dhe përdoruesit e preferojnë aq shumë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>