Lajmet

OneDrive tani mbështet skedarët e madhësisë 10GB

Sep 11 2014
0 Shpërndarje
OneDrive tani mbështet skedarët e madhësisë 10GB

onedriveupdate.0.0_standard_800.0Microsoft është duke bërë disa përmirësime në shërbimin e ngarkesës në cloud OneDrive. Derisa kompania e dyfishoi hapësirën e vet për llogaritë pa pagesë gjatë qershorit dhe ofronte 1 TB për abonentët e Office 365, Microsoft është duke iu mundësuar përdoruesve të OneDrive që të shfrytëzojnë edhe më tepër hapësirë duke mundësuar ngarkimin e skedarëve deri në 10GB në shërbim. Është një ndryshim që ka qenë mjaft i kërkuar dhe nuk ka rëndësi se a jeni përdorues nga desktopi apo nga pajisja mobile apo nga uebfaqja e Onedrive – skedarët deri në 10GB mund të ngarkohen nga çdo vend.

Përveç ndryshimit në ngarkesë, Microsoft është duke e rritur edhe numrin e skedarëve që mund të shkarkohen ose ngarkohen në OneDrive në të njëjtën kohë në PC dhe Mac. “Në testet e brendshme, ky sinkronizim paralel pati një rritje gati të trefishtë në shpejtësinë e sinkronizimit,” thotë menaxheri i programit OneDrive, Jason Moore. Përmirësimet në funksionim janë duke u lëshuar tani dhe duhet të jenë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e OneDrive në Windows dhe OneDrive gjatë javëve të ardhshme.

Microsoft është duke bërë edhe shtimin e veçorisë shumë të kërkuar për shpërndarje në klientët për desktop të OneDrive-it. Sikur Dropbox, tani do të jeni në gjendje që të klikoni me të djathtën e miut në një folder ose skedar dhe të zgjidhni “Share a OneDrive link” nga menyja File Explorer për të formuar automatikisht një lidhje për shpërndarje e cila kopjohet. Përmirësimet në shpërndarje kanë filluar të lëshohen për OneDrive në Windows 7 dhe 8, por përdoruesit e këtij shërbimi në Windows 8.1 dhe Macdo të duhet të presin pak më gjatë derisa të vijnë përditësimet. Një veçori përfundimtare e shtuar kësaj radhe është mundësia për të ngarkuar folderë nga uebfaqja e OneDrive. Microsoft mbështet edhe kapjen dhe vendosjen e tyre (drag and drop) në uebfaqen OneDrive. (PCWorld Albanian)

Tags >

OneDrive
Lajmet e fundit>