Harduer

OnePlus 3 dhe 3T do të përditësohen në Android Nougat konfirmoi ekzekutivi i kompanisë

May 31 2017
0 Shpërndarje
Për fat jo të mirë dy telefonët nuk janë më në shitje për ti hapur rrugën OnePlus 5. Ndërsa sot shefi ekzekutiv i kompanisë konfirmoi se të dy telefonët do të kalojnë në Android O. OnePlus 3 dhe 3T do të përditësohen në Android Nougat konfirmoi ekzekutivi i kompanisë

Kemi folur shumë për OnePlus 5 këto ditë megjithatë radhën e kanë modelet OnePlus 3 dhe 3T të cilët ishin dy prej goditjeve më të forta të prodhuesit Kinez.

Për fat jo të mirë dy telefonët nuk janë më në shitje për ti hapur rrugën OnePlus 5. Ndërsa sot shefi ekzekutiv i kompanisë konfirmoi se të dy telefonët do të kalojnë në Android O.

Edhe pse nuk do ti shesë më, kompania ka konfirmuar më parë mbështetjen për dy telefonët me përditësime sigurie. Megjithatë eksperienca me telefonët e kaluar nuk ka qenë e tillë për OnePlus.

OnePlus 2 dhe X u deshën muaj përpara se të kalonin në Android Marshmallow ndërsa Nougat duhej ta endërronin.

Pete Lau nuk dha asnjë detaj se kur Android O do të jetë i disponueshëm për OnePlus 3 dhe 3T. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>