Harduer

OnePlus 3T me një variant 128GB

Feb 10 2017
0 Shpërndarje
OnePlus 3T është një nga telefonat më të mirë buxhetor që mund të gjeni. Tani, versioni tjetër i telefonit me 128GB memorie ka dalë në shitje. OnePlus 3T me një variant 128GB

OnePlus deklaroi në Google+ këtë mëngjes se konfiguracioni me 128GB është i disponueshëm për tu porositur, por nëse vizitoni uebsajtin e kompanisë, aty thuhet se telefoni i porositur do të postohet brenda 8 ditëve.

Versioni me 128 GB shitet për 479 dollar, vetëm 40 dollar më shumë se modeli bazë, i cili ka gjysmën e këtij kapaciteti.

Kapaciteti i modelit bazë me shumë mundësi do ti mjaftojë shumicës së përdoruesve, por çdo kush që do të regjistrojë video 4k do të jetë i interesuar në memorien shtesë.

OnePlus po e ofron këtë version në ngjyrë gri – versioni me 64GB është i disponueshëm në gri dhe ngjyrë ari.

Ndoshta ky limitim do ta ndihmojë OnePlus që të mbajë magazinat e furnizuara me këtë model. Planet për një model me 128GB memorie u deklaruan së bashku me debutimin e telefonit, në Nëntor, po vetëm tani po bëhet i disponueshëm ky model. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>