Blog

OnePlus 5 është telefoni i parë Android që mund një iPhone në performancë

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
OnePlus 5 me një RAM marramendës prej 8GB sfidon iPhone 7 Plus deri në fund. OnePlus 5 është telefoni i parë Android që mund një iPhone në performancë

OnePlus 5 është më i shpejtë sesa iPhone 7 Plus, të paktën kështu thotë një youtuber i cili ka arritur të kryejë disa testime.

Telefoni doli në shitje ditën e Marte për herë të parë dhe është telefoni i parë Android që shkurorëzon iPhone në performancë. Gjithnjë në çfarë do testimi iPhone qëndronte në krye të rezultateve të paktën që nga iPhone 6S.

PhoneBuff është kanali i Youtuber-it David David Rahimi dhe shquhet për videot e shumta të testimit të performancës së telefonëve. Vazhdimisht ai ka vendosur përballë telefonët nga Apple, Samsung, LG e shumë të tjerë.

Shfaqja përfshin dy raunde me lançimin e 16 aplikacioneve në secilin prej telefonëve ku katër janë lojëra me grafike intensive.

Integrimi i harduerit dhe softuerit në një iPhone i jep mundësi Apple të nxjerr maksimumin e performancës nga telefoni.

OnePlus 5 me një RAM marramendës prej 8GB sfidon iPhone 7 Plus deri në fund. Në momentin e fillimit të testimit, OnePlus 5 udhëheq ndërsa distanca ngushtohet në lojërat intensive.

Në fund OnePlus 5 fiton me 8 sekonda avantazh. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>