Harduer

OnePlus 5 ka një problem serioz

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Në momentin që telefonohet 911, telefonët dërgojnë të dhëna shtesë ndryshe nga numrat e tjerë si vendodhja. Problemi qëndron tek keqfunksionimi i kodit. OnePlus 5 ka një problem serioz Photo Source: Evan Spence/Pinterest

Telefoni i lançuar të fundi nga prodhuesi Kinez OnePlus ishte impresionues. OnePlus 5 me 128GB memorje të brendshme, 8GB RAM, procesorin më të fundit Snapdragon 835 dhe një kamër të dyfishtë kënaqi imagjinatës e shumëkujt.

Për fat të keq pajisja është përballur me disa eksperienca të pakëndshme të softuerit dhe harduerit të cilat duket si kanë larguar shkëlqimin sadopak.

Jo vetëm që ka shfaqur probleme me shfletimin në ekran, paqartësi rreth performancës së telefonit dhe probleme me regjistrimin e zërit, tashmë një tjetër e rëndon situatën edhe më shumë.

Disa përdorues kanë raportuar se OnePlus 5 rindizet kur ata telefonojnë shërbimin e urgjencës 911. Ky detaj doli në dritë nga rrjeti social Reddit dhe problemi fillon tek lidhja komunikuese mes pajisjet dhe 911.

Në momentin që telefonohet 911, telefonët dërgojnë të dhëna shtesë ndryshe kur telefonohen numrat e tjerë si vendodhja. Problemi qëndron tek keqfunksionimi i kodit. Një përdorues i Facebook ngarkoi videon e cila nxjerr në pah makthin e radhës të OnePlus.

Reagimi i OnePlus lidhur me ngjarjen ishte si mëposhtë:

“Kemi kontaktuar me konsumatorin dhe jemi duke analizuar problemin. Kërkojmë nga të gjithë ata që po përballen me situata të ngjashme të na kontaktojnë në [email protected].”

Tashmë kompania është duke kërkuar zgjidhje për një sërë problemesh në OnePlus 5. Problemi më i fundit është edhe më seriozi.

Ideja se nuk mund të kontaktoni në një moment nevoje të jashtzakonshme, nuk është ajo që keni pritur nga një telefon i ditëve të sotme. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>