Harduer

OnePlus 5 sjell përmirësime modeste krahasuar me paraardhësin

Jun 21 2017
0 Shpërndarje
Kompanisë nuk i ka munguar vëmendja. Në të vërtetë është shfaqur në radarë që nga 2013-ta me OnePlus One. OnePlus 5 sjell përmirësime modeste krahasuar me paraardhësin

OnePlus 5 është një përditësim modest krahasuar me paraardhësin sepse kompania nuk arriti të bënte bujë me risitë e tij.

Është më i hollë sesa OnePlus 3T, ka një sistem kamerash të dyfishtë, procesorin më të fundit të Qualcomm, Snapdragon 835, si dhe disa përmirësime të softuerit.

Mungojnë shenjat se kompania do të diferencohet nga konkurrentët dhe këtë e tregon mësë miri dizajni. Është një produkt solid por jo i pakrashueshëm.

Kompanisë nuk i ka munguar vëmendja. Në të vërtetë është shfaqur në radarë që nga 2013-ta me OnePlus One.

Kombinimi mes kostos së ulët dhe dizajnit të shkëlqyer solli shitjen e mbi 1 milion njësive në vitin e parë. Shitjet tu penguan edhe nga sistemi i ftesave që më pas u largua nga OnePlus me gjeneratën e tretë të telefonit.

Ndërsa kompania nuk ofron statistika financiare, ajo ju kthye fitimit në 2016-ën, një pikë kthese e rëndësishme për kompaninë. OnePlus 5 kushton 40 dollar më shumë sesa paraardhësi.

Modeli bazë fillon nga 479 dollar ndërsa më i shtrenjti 539 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus 5
Lajmet e fundit>