Harduer

OnePlus 5 do të jetë një konkurrentë i denjë për Galaxy S8-ën

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
Po mesa duket konkurrenca do të vijë andaj nga nuk e prisnim. Sipas PCPop, OnePlus 5 do të jetë një monstër e vërtetë. OnePlus 5 do të jetë një konkurrentë i denjë për Galaxy S8-ën Photo Source: IDG

Sezoni i telefonëve më të mirë të kompanive ka filluar tashmë. Samsung prezantoi pak ditë më parë Galaxy S8-ën, një konkurrentë i denjë jo vetëm për LG G6 dhe HTC U Ultra por edhe iPhone.

Po mesa duket konkurrenca do të vijë andaj nga nuk e prisnim. Sipas PCPop, OnePlus 5 do të jetë një monstër e vërtetë.

I njohur për telefonëve buxhetor të rangut të lartë, OnePlus kërkon më shumë vëmendje me gjeneratën e ardhshme të telefonit i cili raportohet se do të ketë procesor Snapdragon 835 dhe 6GB RAM.

Sa i përket dizajnit, sipas raportit telefoni do të karakterizohet nga ekran 5.5 inç me rezolucion 1440×2560 piksel dhe pa skaje.

Një konfigurim me dy karta, një sensor i pasëm i shenjave të gishtërinjve dhe bateri 3,000 mAh janë disa prej detajeve të tjera.

Telefoni pritet të dalë në shitje në gjysmën e dytë të 2017-ës me kosto afro 500 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus 5
Lajmet e fundit>