Harduer

OnePlus 5 do të ketë dy kamera të pasme

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Në terësi dizajni i telefonin të ri të OnePlus ngjan me një kopje të iPhone 7. OnePlus 5 do të ketë dy kamera të pasme

OnePlus 5 do të ketë konfigurim të dyfishtë kamerash dhe ky është një fakt i konfirmuar në Twitter nga vetë kompania. OnePlus përditësoi foto-kopertinën në rrjetin social me imazhin e pjesës së pasme të telefonit ku ndër të tjera zbulohet edhe dizajni.

Kamera janë të vendosura horizonalisht dhe shoqërohen nga një dritë LED flash. Rripi i antenës në krye të telefonit ndjek dizajnin e lakuar. Gjithashtu porta e kartës SD do të jetë e vendosur ngjitur me butonin e ndezjes.

Bashkëthemeluesi i OnePlus Carl Pei gjithashtu postoi një video në uebsajtin e kompanisë ku krahasonte performancën e mikrofonit të OnePlus 3 dhe OnePlus 5.

Në terësi dizajni i telefonin të ri të OnePlus ngjan me një kopje të iPhone 7. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus 5
Lajmet e fundit>