Harduer

OnePlus heton vjedhjen e kartave të kreditit të konsumatorëve në uebsajtin e saj

Jan 17 2018
0 Shpërndarje
Situata u bë shqetësuese kur një mesazh nga një konsumator në sajtin e suportit raportonte aktivitet të pazakontë me llogarinë e tij bankare. OnePlus heton vjedhjen e kartave të kreditit të konsumatorëve në uebsajtin e saj

Prodhuesi Kinez i telefonëve Android OnePlus ka hapur një hetim pasi raportimeve se numrat e kartave të kreditit të përdorura nga konsumatorët në uebsajt janë vjedhur.

Kompania aktualisht ka ndërprerë çdo blerje online përmes kartave të kreditit ndërsa vijon hetimin.

Situata u bë shqetësuese kur një mesazh nga një konsumator në sajtin e suportit raportonte aktivitet të pazakontë me llogarinë e tij bankare.

Menjëherë ky mesazh mori dhjetëra replika ku të tjerë konsumatorë tregonin eksperienca të ngjashme.

OnePlus tha se kishte nisur një auditim të sajtit. Në një qëndrim zyrtar OnePlus tha se kishte pasur raportime nga konsumatorët të cilët kishin blerë telefonë direkt nga uebsajti oneplus.net.

Të paktën 200 përdoruesve nga vende të ndryshme të botës u janë vjedhur nga 50 deri në 3,000 dollarë nga kartat e tyre.

Në disa raste bankat kishin bllokuar këto transaksione të dyshimta. Gjatë kësaj kohe përdoruesit ende mund të blejnë telefonë duke përdorur PayPal. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>