Harduer

OnePlus konfirmon debutimin e OnePlus 5 më 20 Qershor

Jun 7 2017
0 Shpërndarje
Kompania gjithashtu ka botuar një faqe debutimi dedikuar telefonit i cili detajon evenimentin dhe ndjekësit e saj. OnePlus konfirmon debutimin e OnePlus 5 më 20 Qershor

Pas javësh spekulime më në fund kemi një konfirmim me OnePlus se OnePlus 5 do të debutojë më 20 Qershor në ora 12:00.

Kompania gjithashtu ka botuar një faqe debutimi dedikuar telefonit i cili detajon evenimentin dhe ndjekësit e saj.

Nëse po pyesni se çfarë ka ndodhur me OnePlus 4, duke qenë se telefoni i fundit i kompanisë ishte OnePlus 3T, numri 4 shihet si i pafat në Azinë Lindore se shqiptohet njësoj si fjala vdekje.

Si i tillë kompanitë teknologjike Aziatike vazhdimisht anashkalojnë këtë numër. Në lidhje me specifikat e harduerit të telefonit, është përfolur se OnePlus 5 do të ketë bateri 3,600 mAh, 6GB RAM dhe Snapdragon 835.

Kompania premtoi që me telefonin e ri do të rrisë edhe fokusin në kujdesin ndaj konsumatorit. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus 5
Lajmet e fundit>