Lajmet

OnePlus lançon versionin e tij të Android për të zëvendësuar atë të Cyanogen

Apr 5 2015
0 Shpërndarje
OnePlus lançon versionin e tij të Android për të zëvendësuar atë të Cyanogen

oxygen-Blog

Vitin e kaluar prodhuesi kinez i smartfonëve, OnePlus u përpoq të sfidonte Samsung dhe HTC me një smartfon të ngjashëm me smartfonët e këtyre kompanive për nga potenciali por me gjysmën e çmimit të tyre. Bëhet fjalë për smartfonin OnePlus One i cili u zhvillua në bazë të një versioni të përshtatur të Android të ndërtuar nga Cyanogen. Por duket se tanimë kompania OnePlus është gati për të lançuar softuerin e saj. Pas disa ditësh vonese, OxygenOS është i disponueshëm për tu shkuarkuar në smartfonin OnePlus One.

OxygenOS është zhvilluar tërësisht nga kompania OnePlus, megjithëse në këtë pikë ai është cilësuar si një rifreskim modest i Android 5.0 Lollipop. Përmes një postimi në blog kompania ka deklaruar se gjatë ndërtimit të këtij softueri ajo është bazuar më shumë në elementët bazikë si performanca dhe kohëzgjatja e baterisë. Duke e parë nga një aspekt kjo do të thotë se ky softuer nuk do të ofrojë më shumë nga ç’ofron softueri i përdorur në pajisjet Nexus.

Megjithatë OxygonOS ofron disa karakteristika të reja si kontrolli me anë të gjesteve të shkurtuara, një menu e shpejtë e zgjeruar, një eksplorues skedarësh dhe një sërë karakteristikash të reja të avancuara. Pra bëhet fjalë për një softuer i cili do të thjeshtësojë përdorimin e smartfonit. Thjeshtësia është diçka e mirë, por gjithmonë kur shoqërohet nga shpejtësia, qëndrueshmëria dhe funksionaliteti. Kompania ka deklaruar se qëllimi i saj është të ofrojë përditësime më të shpeshta dhe një gamë të gjerë shërbimesh të integruara për cdo përdorues të OnePlus. Por ajo që nuk është thënë akoma ka të bëjë me faktin se ky sistem i ri operativ e bën OnePlus të pavarur nga Cyanogen apo jo. Të dyja kompanitë kanë nënshkruar një marëveshje bashkpunimi mes tyre. Pritet që OxygenOS të jetë i instaluar në pajisjet e ardhshme si OnePlus Two por në smartfonat ekzistentë ju duhet që ta instaloni atë vet përmbi Cyanogen. Për të mësuar se si instalohet ky softuer i ri, udhëzimet mund ti gjeni në faqen zyrtare të OnePlus. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>