Harduer

OnePlus One mund të blihet pa një ftesë që nga dita e sotme

Apr 21 2015
0 Shpërndarje
OnePlus One mund të blihet pa një ftesë që nga dita e sotme

OnePlus-One-phonePo është e vërtetë! Të gjithë do të mund të blejnë që tani një smartfon OnePlus One pa pasur nevojë për një ftesë.

Më në fund prodhuesi kinez i smartfonit po “shemb” sistemin e saj të dashur të shitjes së OnePlus One përmes ftesave. Por kemi edhe një lajm jo të mirë: Sistemi i ftesave do të rikthehet për pasardhësin OnePlus 2. Me këtë rast, OnePlus po ofron zbritje çmimesh për këllëfët e smartfonit deri në 75%.

Më parë kompania kineze shiste modelin OnePlus One përmes ftesave ndërsa kohët e fundit ditëve të Marte po e shiste normalisht siç do veprojë tani e tutje. Ky ishte smartfoni i parë i kompanisë i cili për 300 dollar ofronte çdo gjë që kishte një Galaxy S5. Si duket ky smartfon ka justifikuar koston e ndërtimit të tij dhe tashmë kompania po kalon në një fazë tjetër. Gjithashtu pasardhësi i modeli të parë mendohet të dalë në shitje gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti.

farewell_BlogKjo lëvizje e OnePlus nuk është aq e papritur. Kompania gjithashtu ka zhvilluar një version të saj të sistemit operativ Android quajtur Oxygen OS që u prezantua pak ditë më parë duke i kthyer shpinën distributorit Cyanogen. Tani OnePlus ka një Android vetjak, gjithashtu ka fituar edhe besimin e konsumatorëve, atëherë pse OnePlus One të mos shitet normalisht? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>