Harduer

OnePlus pranon problemin e 911-ës, premton një përditësim

Jul 20 2017
0 Shpërndarje
Problemi u nxor në pah në rrjetin social Reddit, ku një konsumator tregonte telefonin të rindizej kur kryhej thirrje telefonike drejt 911. OnePlus pranon problemin e 911-ës, premton një përditësim Photo Source: AFP

Prodhuesi i Kinez i telefonëve OnePlus pranoi se diçka nuk shkonte me modelin OnePlus 5 i cili fikej dhe ndizej nga e para kur përdoruesit tentonin të kryenin thirrje drejt shërbimit të urgjencës 911.

Problemi u nxor në pah në rrjetin social Reddit, ku një konsumator tregonte telefonin të rindizej kur kryhej thirrje telefonike drejt 911.

Të tjerët në Britani dhe Evropë thanë se i njëjti problem ishte edhe me thirrjet drejt 999 dhe 112. OnePlus tha se do të dërgonte një përditësim për të zgjidhur problemin.

Prodhuesi Kinez promovon vetveten si një kompani e cila shet telefonë të rangut të lartë me kosto të ulët. Pajisja më e fundit OnePlus 5 u prezantua në Qershor.

OnePlus tha se kishte qëndruar në kontakt me konsumatorin dhe një përditësim i dërguar në telefonin e tij e ka zgjidhur problemin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>