Vëzhgim

OnLive lanson shërbimin e saj të luajtjes me bazë në cloud

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
OnLive lanson shërbimin e saj të luajtjes me bazë në cloud

Përmes programit themelus të vendosur bashkarisht me AT&T, konsumatorët do të jenë në gjendje të luajnë demo pa pagesë viti ne parë, e më pas do të duhet të paguajnë 4.95 dollarë në muaj. Blerja e lojërave do të kushtojë mes 5 dhe 60 dollarë. E gjithashtu do të ketë tituj që mund të huazohen për tre deri në pesë ditë me një çmim nën 10 dollarë.

Lojërat në këtë sistem do të ruhen në cloud në tre cluster të serverëve përgjatë SHBA-së dhe pjesë e pikës së testimit pa pagesë do të jetë edhe mënyra e asaj sesi do të jetë i përgjegjshëm sistemi ndaj përdorimit në jetë reale.

Në teori, gejmerët do të duhej të luajnë edhe me makinëa të lira, ndërsa kusht i vetëm mbetet një lidhje e shpejtë me internet.

OnLive është ofruar për testim edhe gjatë vitit për njerëz të caktuar të cilët janë ftuar të bëjnë këtë gjë. E njëri prej tyre ishte edhe Adriatiku nga Kanadaja, i cili u shpreh për PC World Albanian se testimi i këtij sistemi ka qenë një përvojë interesante për të.

“OnLive është një projekt atraktiv për ata që nuk kanë të holla për të blerë kompjuterë të fuqishëm. Kush do ta kishte menduar se do të mund të luaje Splinter Cell apo Mass Effect 2 në sisteme me kartelë grafike të “lodhur” deklaroi ai për PC World Albanian.

Sipas tij, sistemi ka ide të mirë por ka mangësitë e tija. “T’ju them të drejtën nuk do ta zëvendësoja harduerin për luajtje me bazë në cloud. Thjeshtë thënë, gejmerët janë ata që vendosin për mënyrën e tyre të luajtjes.  Pavarësisht se kushton më shumë për ta blerë një kompjuterë me konfigurim më të fuqishëm, besoj që ia vlen sepse grafika që sjellë kompjuteri është e pakrahasueshme me atë që ofron OnLive përmes uebit. Duhet të keni një gjë parasysh: Lidhjet broadband apo brezgjerë siç po i thonë, janë të zakonshme në Kanda e Amerikë dhe ofruesit e shërbimeve të internetit ofrojnë internet shumë të shpejtë e tëra varet prej asaj sa paguan, e natyrisht kuptohet se për përvojë maksimale në OnLive shpejtësia e internetit duhet të jetë jashtëzakonisht i shpejtë. Por në Kosovë apo Shqipëri kjo gjë besoj se do të jetë paksa më e vështirë për tu realizuar edhe pse ka oferta ofrues të shërbimeve të internetit që kushtojnë, por megjithatë ofrojnë internet deri diku të shpejtë. ” tha Adriatiku për PCWA.

Në fund ai përvojën e tij me OnLive e përmbylli në këtë formë: “Nëse jeni gejmerë nuk do të ketë diçka atraktive për ju në këtë sistem. Thjeshtë ka tepër blur (efekte turbullimi për fshehjen e katrorëve  në ekran për shkak të grafikës) dhe vetë bukuria e lojës si Mass Effect apo Splinter Cell humbet”.

Deri më tani zyrtarë të OnLive kanë konfirmuar se 23 tituj do të paraqiten me të, duke përfshirë Assassin’s Creed II, Batman: Arkham Asylum, Mass Effect 2 dhe Tom Clancy’s Splinter Cell Conviction.

Tituj tjerë të premtuar përfshijnë. Alpha Protocol, Assassin’s Creed Brotherhood, FEAR 3 dhe Lego Harry Potter.

Lajmet e fundit>