Softuer

OnLive transmeton video lojërat përmes internetit

Mar 10 2010
0 Shpërndarje
OnLive transmeton video lojërat përmes internetit

Një vit pasi që OnLive debutoi shërbimin e saj radikal të lojërave të bazuar në cloud para një grupi të zhvilluesve skeptik, ajo është rikthyer sërish për të vërtetuar se kësaj pune i është përveshur me seriozitet. Të mërkurën, OnLive ka bërë të ditur në një Konferencë për zhvillues të lojërave në San Francisco, se do të lansojë shërbimin e saj me 17 qershor.

Megjithëse “mikrokonzola” e vogël OnLive që u diskutua vitin e kaluar është ende duke u përpunuara, përdoruesit e Windows dhe Mac do të kenë rastin që të luajnë lojëra në kompjuterin e tyre të shtëpisë përmes OnLive, duke filluar prej datës 17 qershor me një çmim prej 15 dollarë në muaj. Kjo përfaqëson vetëm një pjesë të “pagesës së shërbimit” për të luajtur demo të lojërave dhe për t’iu qasur veçorive të komunitetit – qasja në tituj të plotë kërkon pagesa shtesë për tituj të cilat OnLive ende nuk i ka bërë të ditura. Titujt që do të përfshihen janë Mass Effect 2, Dragon Age Origins, Assassin’s Creed II, Prince of Persia: The Forgotten Sands, Borderlands dhe Metro 2033.

OnLive ka deklaruar se teknologjia e saj argëtuese e bazuar në cloud do të mundësojë PC edhe më të lirë, sikurse netbook-ët, që të funksionojnë pa problem me titujt më të fundit.

Me një fjalë në vend se të kërkohet nga kompjuteri juaj që të shtrëngojë muskujt për këta tituj që kërkojnë fuqi procesorike të madhe, OnLive shfrytëzon një lidhje të shpejtë të internetit për t’i lejuar serverët që të kryejnë punën e vështirë, para se të kthejnë prapa pamjet e shkëlqyera në PC.

“Shërbimi argëtues OnLive krijon një mundësi të mirë për konsumatorë që të luajnë lojërat më të fundit pa shpenzuar me qindra dollarë në sisteme harduerike” tha Mike McGarvey, COO i OnLive. “Unë jam një përdorues i Mac, dhe jam i emocionuar për këtë mundësi që do të sjellë lojëra të nivelit më të lart në këtë treg të ri dhe të vështirë”.

Megjithëse shërbimi është mjaft premtues në teori, beta testuesit e parë kanë vërejtur një vonesë të theksuar mes sinjalit hyrës – sikurse që është shkundja e miut – dhe përgjigjes në ekran, një problem që është bartur si rezultat i sigurisë së lartë të rrjeteve të OnLive.

Për të nisur punën, OnLive ka tërhequr adoptuesit e hershëm me një ofertë që premton tre muaj pa pagesë për 25.000 personat e parë që regjistrohen. Për momentin, shërbimi ofrohet vetëm në SHBA, ndërsa pritet që në të ardhmen të ketë zgjerim të mëtejmë të shërbimit.

Lajmet e fundit>