Analiza

Open Data Albania publikon të dhëna mbi pagat mesatare në sektorin e TIK për vendet e BE

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Open Data Albania publikon të dhëna mbi pagat mesatare në sektorin e TIK për vendet e BE

open-data-logo1Open Data Albania http://open.data.al/ është një projekt që ka për qëllim të mbledhë dhe të ruajë të dhëna mbi indikatorët ekonomiko-shoqëror në Shqipëri. Në kuadër të javës së Përdorimit të Internetit, ODA ka vendosur të publikojë një artikull hulumtues mbi nivelin e pagave të punonjësve në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit me qëllim nxitjen dhe promovimin e mundësive për punësim në këtë sektor. Të dhënat e përfshira në analizë janë përqëndruar tek vendet e Bashkimit Europian.

Pagat e këtij profesioni janë klasifikuar sipas tre kategorive kryesore ku përfshihen teknikët, specialistët dhe menaxherët e TIK. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë të gjithë ata punonjës që merren kryesisht me mirëmbajtjen e rrjeteve dhe ofrojnë asistencë teknike. Paga mujore mesatare për këtë grupim varion nga 484 – 4269 Euro dhe ashtu si mund të vini re nga grafiku, paga më e lartë është vlerësuar në Danimarkë, ndërsa më e ulëta në Bullgari. Edhe në vendet e tjera të renditura pas Danimarkës (Luksemburgu, Gjermania, belgjika, Austria, Suedia) paga mesatare mujore mbetet mbi 3000 Euro. Në vendet që ndodhen më poshtë në renditje (Lituani, Rumani, Letoni, Poloni, Hungari) paga mesatare mujore është më e ulët se 1000 Euro.

Në kategorinë e specialistëve të TIK përfshihen të gjithë ata persona që merren kryesisht me dizajnimin e uebfaqeve, zhvillimin e aplikacioneve etj… Edhe në këtë grupim vihet re se paga më e lartë është vlerësuar në Danimarkë (4654 Euro/muaj) ndërsa më e ulëta në Bullgari (574 Euro/muaj).

Në kategorinë e tretë përfshihen profesionistët e TIK, të cilët merren me menaxhimin, arkitekturën dhe analizën e sistemeve. Ndryshe nga dy grupet e para, vihet re se Luksemburgu është vendi që ofron pagat më të larta për menaxherët (6765 Euro/muaj). Përsa i përket pagës më të ulët edhe për këtë kategori është Bullgaria. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>