Lajmet

Open Labs Albania prezanton projektin WikiAkademia Shqiptare

Dec 23 2013
0 Shpërndarje
Open Labs Albania prezanton projektin WikiAkademia Shqiptare

Open Labs Albania, organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim promovimin e teknologjive dhe kulturës open-source, ka vendosur të organizojë projektin WikiAkademia Shqiptare.

Ky projekt ka si synim kryesor përmirësimin cilësor dhe sasior të informacionit shqip në enciklopedinë elektronike Wikipedia.

Ky projekt do të prezantohet në qytete të ndryshme të trevave shqipfolëse në mënyrë që të aktivizohen sa më tepër qytetarë, të rinj dhe ekspertë të projektit Wikipedia për përpunimin e artikujve që do të ndihmojnë në promovimin e Shqipërisë në botë.

Artikujt mund t’i përkasin kategorive të ndryshme si: art, kulturë, gjeografi, trashëgimi, ekonomi, turizëm etj… Gajtë pjesmarrjes në aktivitetet dhe workshop-et e WikiAkademisë Shqiptare, të interesuarit do të kenë mundësi të takohen me ekspertë kërkimorë të cilët do të ndihmojnë në hartimin e këtyre artikujve.

Çdokush mund të kontribuojë në Wikipedian Shqiptare duke u regjistruar në versionin shqip të kësaj enciklopedie https://sq.wikipedia.org/wiki/Faqja_kryesore dhe duke shtuar në të artikuj me informacione të sakta dhe të shkruajtura pa gabime.

Për informacione më të detajuara rreth këtij projekti mund të drejtoheni këtu. (PCWorld Albanian)

WikiAkademia-Shqiptare-homepage

Lajmet e fundit>