Lajmet

Open Labs shënon dy vjetorin, bashkëpunon me personat me aftësi të kufizuara

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Open Labs shënon dy vjetorin, bashkëpunon me personat me aftësi të kufizuara

10525747_551862061592236_5698299543761229336_nMe rastin e dyvjetorit të hapjes së hackerspace-it Open Labs, ky komunitet ka marrë një ambinet të ri në mes të Tiranës, ndonëse vendi nuk është edhe aq i madh për nga hapësira. Ndonëse ka mbushur dy vite aktivitet, rrugëtimi i veprimtarive për të vetëm sa ka filluar, me mundësi financimi nga Mozilla në muajt në vijim, e që listës së ndihmuesve së shpejti mund t’i bashkohen edhe kompani të tjera.

Vendi i ri është pjesë e një lokali social, që iu shërben njerëzve me aftësi të kufizuara, ku Open Labs si komunitet ka një bashkëpunim me ta ku promovojnë programe dhe dije me burim të hapur për këta persona, si për shembull Firefox dhe Linux për të verbrit, filma nën licencat Creative Commons të titruara në shqip, e kështu me radhë.

Open Labs është një komunitet i cili promovon dijen e lirë dhe të hapur nëpërmjet teknologjisë. Si grup aktivistësh ka filluar më 16 korrik të vitit 2012 dhe deri më tani janë organizuar me dhjetëra aktivitete si seminare praktike për Linux, WordPress, Audiacity dhe programe të tjera me burim të hapur, projeksione dokumentarësh dhe filmash të publikuar në Creative Commons, lokalizime në shqip të ligjëratave të TED-it etj. Ky komunitet është po ashtu njëri nga nismëtarët e projektit WMKIT që është një paketë edukative me materiale elektronike e bazuar në Arduino dhe që ka si qëllim që të promovojë mësimin e programimit, veprimtarinë e hakimit (të ligjshëm) me anë të eksperimenteve të ndryshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>