Lajmet

Open source “pushton” botën e softuerit

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Open source “pushton” botën e softuerit

Softueri i hapur siç duket është duke u përhapur aq shumë sa që është quajtur ndryshe edhe si “gëlltitës” i softuerit jo të hapur.

Sipas disa të dhënave të paraqitura nga Black Duck Software dhe North bridge Venture Partners gjatë të mërkurës tregohet që ky lloj softueri është duke u përhapur mjaft shumë dhe ka arritur të shtrihet nga inovacioni deri tek bashkëpunimi mes sfiduesve që kanë qëllime punësimi.

“Është bërë e njohur që softueri është duke e ngrënë botën,” tha Michael Skok, që është bashkëpunëtor i përgjithshëm në North Bridge Venture Partners.

“Studimi ynë tregon për faktin që burimi i hapur është duke e ngrënë botën e softuerit.”

Me më tepër se 800 të përgjigjur nga komunitetet e shitësve me pakicë dhe atyre që nuk shesin me pakicë, studimi i bërë gjatë këtij viti pasqyron orientimin e mostrave të mëdha në historinë e vet.

Të anketuarit kanë pasur pyetje rreth trendeve në softuerin me burim të hapur dhe mundësitë, drajverët kyçë të adoptimit të këtij lloj softueri, se si pritet te komuniteti dhe problemet në biznese që “open source” do t’i zgjidhë tani dhe në të ardhmen.

Arsyet se pse është duke u përhapur ky softuer dhe duke u mirëpritur ndryshojnë vit për vit.

Tradicionalisht, si shkaktar kryesor që ka tërhequr përdorues në këtë softuer ka qenë puna e çmimit, pasi ky lloj softueri shpesh është pa pagesë.

Vitin e kaluar, liria që ofron ky softuer, pra mundësia që të ndryshohet, të shpërndahet i ndryshuar, të kopjohet e të tjera, ka qenë arsyeja pse është përhapur aq shumë.

Ndërsa, këtë vit për dallim nga ai i kaluari, si arsye ka qenë cilësia në rritje e tij, kurse liria ka qenë arsyeja e dytë.

Mundësia për mbështetje nga shitësit me pakicë tani nuk është edhe aq shqetësuese si më parë.

Çmime më të ulëta, të dhëna të shumta dhe integrimi me sisteme janë paraqitur tri probleme në biznese që po zgjidhen nga burimi i hapur.

Sektorët ku po përdoret më tepër softueri i hapur është qeveria, mediat dhe sektori shëndetësor. (PCWorld Albanian)

open source

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>